• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Protesta të dhunshme në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

25 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama po prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, e cila parashikon dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara dhe gjoba deri në 500 mijë lekë për personat që qëndrojnë në turma ku ushtrohet dhunë, duke qenë në dijeni të saj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prezantimi vjen një ditë pas protestës së të shtunës në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje të dhunshme, sulme me molotovë ndaj institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private.

Rama akuzoi Partinë Demokratike se ishte vënë në krye të dhunës së ushtruar gjatë protestës, ndërsa pretendoi se selia e saj ishte përdorur si strehim dhe pikë furnizimi me lëndë plasëse.

Lexo edhe:

AGSH: 50 raste sulmesh ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

23 të lënduar nga protesta në Tiranë, në gjendje problematike 28-vjeçari i dëmtuar në sy

“Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës, ku PD doli nga prapavija në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe katër burimet e kësaj flame antidemokratike”, tha Rama.

Një nga masat e prezantuara është dëmshpërblimi i bizneseve të prekura nga dhuna. Përmes një akti normativ, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen në masën 100% të dëmit, ndërsa bizneset e mëdha në masën 70%.

Kryeministri prezantoi edhe ligjin për riparimin e dëmeve, sipas parimit “Kush thyen, paguan”, duke theksuar se përgjegjësia financiare për dëmet e shkaktuara do të bjerë mbi autorët dhe jo mbi taksapaguesit.

Sipas masave të prezantuara, kush qëndron në një turmë duke e ditur se përreth po ushtrohet dhunë dhe po shkatërrohet prona, mund të gjobitet deri në 500 mijë lekë. Nga kjo masë përjashtohen gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit në detyrë dhe kalimtarët.

Për të miturit, përgjegjësia për pagesën e gjobave dhe mbulimin e dëmeve do t’u kalojë prindërve ose kujdestarëve.

Rama theksoi se ligji do të zbatohet për të gjitha tubimet, përfshirë edhe grumbullimet sportive ku shkaktohen dëme materiale në pronën publike apo private. Sipas tij, askush nuk do të ndëshkohet vetëm pse ka marrë pjesë në një protestë, ndërsa masat do të varen nga sjellja e secilit person.

Kryeministri tha gjithashtu se ligji nuk kufizon lirinë e tubimit dhe të shprehjes.

Nga Kategoria

Aktualitet

AGSH: 50 raste sulmesh ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

25 Tetor, 2026
Kryesore

23 të lënduar nga protesta në Tiranë, në gjendje problematike 28-vjeçari i dëmtuar në sy

25 Tetor, 2026
Kryesore

Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në lagjen ’15 Tetori’ në Fier, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protesta të dhunshme në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

25 Tetor, 2026

AGSH: 50 raste sulmesh ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

25 Tetor, 2026

El Clásico premton spektakël: Barcelona apo Real Madrid, kush do të fitojë?

25 Tetor, 2026

23 të lënduar nga protesta në Tiranë, në gjendje problematike 28-vjeçari i dëmtuar në sy

25 Tetor, 2026

Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në lagjen ’15 Tetori’ në Fier, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

25 Tetor, 2026

Protestat në Europë/ 1,000 arrestime dhe të plagosur në Francë, incidente në Tiranë, plaçkitje në Spanjë, protestuesit sulmuan Koloseun

25 Tetor, 2026

Zyrtarisht me orën dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta pas

25 Tetor, 2026

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit gjatë protestës, AMP dhe Prokuroria nisin hetimet! Pezullohet edhe efektivi i “Shqiponjave” që dhunoi burrin e rrëzuar në tokë

25 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.