• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Mbetet pezull shkarkimi i Erion Veliajt! Komisioni i Ligjeve shtyn mbledhjen, socialistët ende të dyzuar për prezencën e kryebashkiakut

22 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka shtyrë mbledhjen e cila ishte parashikuar të mbahej sot. Burime për mediat bëjnë me dije se Komisioni i Ligjeve do të mblidhet paraditen e së martës në orën 10:00, ku dhe pritet të fusë në rend dite të Këshillit Bashkiak shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ditë më parë qytetari i parë i Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua me një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranës ku dhe i kërkoi që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këtij këshilli ku dhe pritet shkarkimi i tij.

Në kërkesën e tij, Veliaj sqaron se mungesa e mbi 6 muaj në detyrë nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale, për të cilën tha se do ta kundërshtojë në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Lexo edhe:

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”/ Deklarata e zëvendëskryeministrit shkakton zemërim në Itali, protestojnë edhe deputetet me minifunde

Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër; Efekti 40 mln euro/vit

“Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues”, shprehej Veliaj në kërkesën e tij duke kërkuar kështu që të dëgjohet nga anëtarët e Këshillit Bashkiak para se këta të fundit të marrin vendimin për shkarkimin e tij.

Por, mësohet se deri më tani këshilltarët socialistë nuk kanë marrë asnjë vendim sa i përket kësaj kërkese të kryebashkiakut Veliaj.

Kujtojmë se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka nisur procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, teksa prezantonte emrat e rinjt të kabinetit qeveritar.

Teksa Rama prezantoi dhe kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, e cila është Ogerta Manastiruliu, më 18 shtator, socialistët e Këshillit Bashkiak të Tiranës firmosën kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Relacioni i hartuar nga anëtarët socialistë të këshillit, u depozitua pranë sekretariatit të Këshillit Bashkiak dhe u firmos gjatë mbledhjes së zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste.

Këshilltarët socialistë bazuan kërkesën e tyre për shkarkimin e Veliajt në nenin 62, gërma C, të Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ku thuhet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Kujtojmë që Erion Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, që atëherë nuk është paraqitur në detyrë. Aktualisht ai ndodhet nën masën e sigurie arrest në burg nga GJKKO, me kërkesë të SPAK. Ndërsa Veliaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka kërkuar disa herë në shkallët e ndryshme të gjyqësorit një masë më të lehtë sigurie, por të gjitha kërkesat i janë rrëzuar.

Letra e plotë e Erion Veliajt:

E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak,

Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë.

Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit tim, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale dhe që do të kundërshtohet në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës. Sistemi gjyqësor, në mungesë të një përgjegjësie të plotë për fuqinë dhe pasojat e vendimeve të tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej të balanconte interesin publik të hetimit penal me interesin po aq madhor të garantimit të qeverisjes vendore. Kjo është arsyeja reale që ka prodhuar krizën e sotme politike, institucionale dhe kushtetuese. Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. Çdo përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë nuk i shërben zgjidhjes, por e devijon atë.

Mungesa e imponuar nga një masë paraprake, jo nga një vendim përfundimtar fajësie, nuk është as mungesë e vullnetshme, as shkelje e rëndë kushtetuese, por cenim i hapur i parimit të përfaqësimit demokratik dhe një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore.

E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.

E kam thënë dhe e përsëris, dhe dua të më besoni siç keni bërë gjithë këto vite: nuk bëhet fjalë për interesin tim personal. Mandati nuk është i imi, por i qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të tretë më kanë dhënë nderin e jetës sime duke më besuar drejtimin e qytetit. Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar, por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre. Kam detyrimin të mbroj çdo pikë djerse që kemi derdhur së bashku për ta fituar atë besim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është organ kushtetues që ka të drejtën dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka detyrimin të respektojë procesin e rregullt ligjor në çdo vendimmarrje që bën. Për këto arsye dhe në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për t’u dëgjuar, kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës,

Erion Veliaj

Nga Kategoria

Bota

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”/ Deklarata e zëvendëskryeministrit shkakton zemërim në Itali, protestojnë edhe deputetet me minifunde

25 Shtator, 2026
Ekonomi

Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër; Efekti 40 mln euro/vit

25 Shtator, 2026
Kryesore

Rama përfaqëson Shqipërinë në OKB, sot fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”/ Deklarata e zëvendëskryeministrit shkakton zemërim në Itali, protestojnë edhe deputetet me minifunde

25 Shtator, 2026

Në kulmin e krizës, pritet të shtohet taksë e re për naftën 3 lekë/litër; Efekti 40 mln euro/vit

25 Shtator, 2026

Rama përfaqëson Shqipërinë në OKB, sot fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme

25 Shtator, 2026

E rëndë në Itali/ 51-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kantier, dyshohet se ra në hapësirën e ashensorit

25 Shtator, 2026

Horoskopi i sotëm! Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

25 Shtator, 2026

Sot rikthehen reshjet e shiut në vend, si do luhaten temperaturat

25 Shtator, 2026

Një tjetër në “thes”? Denoncimi: Gys Agasi i bleu Grida Dumës makinë 150 mijë €

24 Shtator, 2026

Vlora Hyseni e kërcënoi para godinës së drejtësisë, Klodiana Lala nuk tërhiqet: U lëndova si nënë, mbi vajzat e mia janë qëlluar plumba (DEKLARATA)

24 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.