Manchester United nuk ka hequr dorë nga Alejandro Balde. Klubi anglez tentoi transferimin e mbrojtësit të majtë të Barcelonës gjatë verës, por marrëveshja nuk u realizua. Tashmë, “Djajtë e Kuq” po mendojnë të rikthehen në garë gjatë merkatos së janarit.
Sipas “Mundo Deportivo”, interesimi i Manchester United mbetet serioz, ndërsa situata e 22-vjeçarit te Barcelona mund ta shtyjë drejt një vendimi të ri. Hansi Flick nuk e konsideron aktualisht zgjedhje të parë dhe Balde ka luajtur vetëm 12 minuta këtë sezon, në ndeshjen ndaj Racing de Santander.
Gjatë verës, spanjolli kishte refuzuar mundësinë për t’u larguar nga “Camp Nou”, pavarësisht interesimit nga Anglia. Megjithatë, mungesa e minutave mund ta bëjë atë të rishqyrtojë të ardhmen në muajt e ardhshëm.
Manchester United kërkon gjithashtu të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes. Luke Shaw dhe Harry Amass janë alternativat aktuale, ndërsa Michael Carrick ka përdorur në atë pozicion edhe Patrick Dorgu, i cili zakonisht aktivizohet më përpara në krah.
Merkatoja e janarit pritet të jetë vendimtare për Balden, me Manchester United që mbetet në pritje të zhvillimeve te Barcelona.











