• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 16 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Largime masive në fillim të sezonit të ri nga News 24, ja si qëndron e vërtat…

16 Gusht, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Screenshot

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Një artikull i publikuar në media pasditen e sotme ka ngjallur shumë debat, pasi në të përshkruhet se televizioni “News 24” në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu është duke kaluar një krizë të thellë dhe po humbet shumë emra në nisje të sezonit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas artikullit të publikuar, Ola Bruko, Anila Çelaj, Shpend Gashi dhe Çenkuela Hasa kanë paraqitur dorëheqjen, ndërsa drejt largimit janë edhe drejtoresha e informacionit, Anila Jole, dhe Klodiana Lala.

Prej disa javësh nuk transmetohen as tri prej emisioneve kryesore të televizionit: “Kjo Javë”, “Në Shënjestër” dhe “Studio 24”.

Lexo edhe:

Kaos në Shëngjin, mijëra pushues bllokohen në trafik për orë të tëra

Përse qytetet shqiptare më të pasura me minerare kanë njerëzit më të varfër?

Këtyre emrave nuk ka munguar pa iu bashkëngjitur edhe Erl Murati, gazetari dhe analisti i njohur, i cili ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të informacionit në televizion.

Shkak për këtë eksod pretendohet se janë vonesat e vazhdueshme të pagave dhe vështirësitë financiare. Ndërkohë, flitet edhe për një shitje të mundshme të televizionit.

Të gjitha këto aludime kanë detyruar një pjesë të gazetarëve që të reagojnë publikisht.

Mes tyre është Ola Bruko, e cila hedh poshtë këto pretendime.

“Një ditë mungova në ekran (sot e diel) dhe u bë nami, u sajua deri largimi im nga News24!! Janë thjesht sajesa të stisura. Shihemi nesër si çdo ditë në orën 13:30 në programin e drekës. Do shihemi dhe gjithë sezonin gjithashtu!”, shkruan Bruko.

Reagimeve i është bashkuar edhe drejtoresha e informacionit në “News 24” Anila Jole, e cila pretendon se ky është një sulm ndaj televizionit dhe se emra si Klodiana Lala dhe Ola Bruko do të jenë përsëri në ekran në nisje të sezonit.

Jole nuk përjashton mundësinë që një pjesë e stafit të kenë zgjedhur një rrugë të re në karrierën e tyre mediatike.

“News24 ka kaluar ndër vite shumë beteja. Ka përballuar presione, sulme, kërcënime dhe tentativa për ta dobësuar. Edhe sot, në një periudhë të vështirë, ndaj tij vazhdojnë sulmet nga drejtime të ndryshme.


Dhe nuk është rastësi që, në këtë valë të vazhdueshme sulmesh ndaj News24, në shënjestër po vendosen pikërisht disa prej njerëzve më të vjetër të këtij televizioni.


Është një mënyrë tjetër për të goditur News24, të krijosh përshtypjen se po largohen njerëzit që e kanë ndërtuar dhe se televizioni po humbet forcën e tij.


Por kjo nuk është e vërteta dhe nuk funksionon.

Sepse News24 nuk mbahet nga një emër i vetëm.
Mbahet nga njerëzit e tij, nga historia e tij dhe nga puna e përditshme e atyre që vazhdojnë të jenë këtu.

News24 po përgatitet për sezonin e ri me hyrje të reja dhe energji të reja.


Një sezon i ri do të thotë programe të reja, rikthime, përmbajtje të reja dhe, sigurisht, edhe gjak të ri në redaksi dhe në ekran,” ka shkruar ajo ndër të tjera.

“Ilira News” konfirmon se deri më tani i sigurtë është largimi i Anila Çelaj, të cilën pritet ta shohim në ekranin e “A2 CNN” në nisje të sezonit të ri./ Iliria News

Nga Kategoria

Aktualitet

Kaos në Shëngjin, mijëra pushues bllokohen në trafik për orë të tëra

16 Gusht, 2026
Lajme

Përse qytetet shqiptare më të pasura me minerare kanë njerëzit më të varfër?

16 Gusht, 2026
Aktualitet

43 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 10 mbeten aktive

16 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Largime masive në fillim të sezonit të ri nga News 24, ja si qëndron e vërtat…

16 Gusht, 2026

Kaos në Shëngjin, mijëra pushues bllokohen në trafik për orë të tëra

16 Gusht, 2026

Papa Leoni bën thirrje për ndalimin e dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor

16 Gusht, 2026

Përse qytetet shqiptare më të pasura me minerare kanë njerëzit më të varfër?

16 Gusht, 2026

43 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 10 mbeten aktive

16 Gusht, 2026

Të paktën 7 të vrarë nga sulmi më i madh ukrainas ndaj Rusisë këtë vit

16 Gusht, 2026

Therret me thikë shitësi i biletave të turistëve në portin e Vlorës

16 Gusht, 2026

Sondazhi në Gjermani, mbështeja për bllokun qeverisës në nivelin më të ulët në 5 vite

16 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.