Cape Verde ka surprizuar të gjithë në Kupën e Botës 2026, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-ave në pjesëmarrjen e parë në këtë kompeticion.
“Peshkaqenët Blu” arritën një sukses historik, edhe pse nuk fituan asnjë nga tre ndeshjet e fazës së grupeve. Cape Verde barazoi 0-0 ndaj Spanjës, 2-2 ndaj Uruguait dhe 0-0 ndaj Arabisë Saudite, duke e mbyllur Grupin H me tre pikë.
Pavarësisht mungesës së fitoreve, këto rezultate i mjaftuan skuadrës afrikane për të kaluar më tej dhe për të vazhduar aventurën në Botëror.
Arritja bëhet edhe më e veçantë, pasi Cape Verde është skuadra e parë që kalon fazën e parë të Kupës së Botës pa fituar asnjë ndeshje që nga Kili në vitin 1998.
Një kualifikim historik për një kombëtare debutuese, që ka treguar soliditet, karakter dhe aftësi për të përballuar kundërshtarë të mëdhenj në skenën më të rëndësishme të futbollit botëror.











