• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Krimet zgjedhore/ DETAJET e operacionit në Shkodër, kontroll 6 personave, mes tyre anëtarë të shtabit të PSD! U sekuestrohen celularët

8 Maj, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

SHKODËR– Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit, agjentët e BKH me mbështetjen e bluve ndërmorën një operacion në qytetin e Shkodrës për krimet zgjedhore. Policia e Shkodrës doli me një deklaratë zyrtare ku dha detajet e operacionit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me urdhër të GJKKO-së u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 personave, që sipas mediave janë pjesë e subjekteve politike në Shkodër, përfshirë PSD e Tom Doshit. Blutë e Shkodrës informojnë se kanë kontrolluar 9 automjete, njëri prej tyre në pronësi të OSHEE-së, por në përdorim nga një prej personave për të cilin ishte lëshuar urdhri i kontrollit. Operacioni u quajt ‘Premtimi’ dhe hetimet për këtë çështje po vijojnë.

Ky operacion, përkoi edhe me një vizitë të kreut të SPAK, Altin Dumani në Shkodër, i shoqëruar edhe nga prokurorë të tjerë, pjesë e Task-Forcës për krimet zgjedhore. Kreu i SPAK kërkoi nga drejtuesi i prokurorisë së rrethit por edhe drejtori i policisë, të vlerësohet çdo informacion për krime zgjedhore dhe në rastet kur ka akuza apo deklarata publike, denoncuesit të thirren për të bërë kallëzim. Pas Shkodrës, kreu i SPAK u ndal në Lezhë, aty ku situata politike ka qenë mjaft e tensionuar javët e fundit.

Lexo edhe:

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

Njoftimi i plote

Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e  zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”. Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve  ndaj 6 shtetasve. 

Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhore, të koduar “Premtimi“.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.; 

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.  

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti. Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

Tags: psdshkoder

Nga Kategoria

Aktualitet

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026
Kryesore

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

8 Qershor, 2026
Aktualitet

Vrau me armë të riun në Kamëz dhe u largua nga vend i ngjarjes, ky është autori 39-vjeçar

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim

8 Qershor, 2026

Lamine Yamal dhe Nico Williams gati për Spanjën, De la Fuente jep lajmin para Botërorit

8 Qershor, 2026

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare ” e djegin” në dasmën e tij (PAMJE)

8 Qershor, 2026

Inter i mbyll derën Turqisë, Çalhanoglu nuk largohet nga Milano

8 Qershor, 2026

Vrau me armë të riun në Kamëz dhe u largua nga vend i ngjarjes, ky është autori 39-vjeçar

8 Qershor, 2026

Real Madrid çon dosjen në UEFA, kërkon heqjen e titujve të Barcelonës gjatë periudhës Negreira

8 Qershor, 2026

Tuchel: Bellingham duhet të luftojë për vendin e titullarit te Anglia

8 Qershor, 2026

Vrasja në Paskuqan/ Drejtori i Policisë së Tiranës: Kalimtarët e rastit e dërguan Ardian Baloshin në spital

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.