• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 16 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosova dorëzon raportin për reformat, KE do të vendosë për disbursimin e fondeve

16 Korrik, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova e ka dorëzuar raportin për zbatimin e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kosova ishte vendi i fundit që dorëzoi raportin, më 15 korrik, ndërsa afati skadoi po në mesnatë të asaj dite.

“Mund të konfirmojmë se të gjithë pesë partnerët i kanë dorëzuar me sukses kërkesat e tyre për pagesë, përfshirë Kosovën që raportoi për herë të parë”, tha zëdhënësi i KE-së për REL-in.

Lexo edhe:

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

REL kishte raportuar më herët gjatë ditës përmes burimeve se Kosova e kishte dorëzuar në kohë raportin.

Ndërkaq, zëdhënësi shtoi se Bosnje e Hercegovina nuk është në gjendje të dorëzojë raport, pasi Sarajeva ende nuk ka e miratuar Agjendën e Reformave dhe, rrjedhimisht, nuk i ka nënshkruar as marrëveshjet për financim dhe hua.

Pas pranimit të raporteve nga shtetet, Komisioni Evropian do të vlerësojë se deri ku kanë arritur vendet e rajonit në zbatimin e reformave.

Pas pranimit të raporteve nga shtetet, Komisioni Evropian do të vlerësojë se deri ku kanë arritur vendet në zbatimin e reformave. Më pas, në bazë të vlerësimit për rezultatet e arritura përcaktohet shuma që secili shtet merr.

“Pas pranimit të raporteve, Komisioni do të vlerësojë zbatimin e hapave përkatës reformues dhe do të marrë vendim për disbursimin e fondeve përkatëse”, deklaroi më 15 korrik për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

Më 30 qershor skadoi afati për periudhën e katërt të raportimit lidhur me përmbushjen e hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes.

Përveç kësaj, më 30 qershor 2026 skadoi edhe e ashtuquajtura periudha “grejs” që Komisioni Evropian kishte miratuar për hapat reformues që fillimisht ishte paraparë të përfundonin në mesin e vitit 2025.

Për hapat reformues, afatet e të cilëve ishin fundi i vitit 2024 dhe fundi i vitit 2025, periudhat përkatëse “grejs” skadojnë më vonë gjatë vitit 2026.

Përveç dallimeve mes vendeve të rajonit në shkallën e zbatimit të hapave reformues, ekzistojnë edhe dallime në pagesat e deritanishme nga Komisioni Evropian.

Deri më tani, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë marrë tri pagesa të rregullta nga fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Serbia ka marrë vetëm një pagesë

Ndërkaq, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina nuk kanë marrë asnjë pagesë të rregullt.

Deri më tani, Prishtina ka marrë vetëm parafinancimin prej mbi 61 milionë eurosh, që përfaqëson shtatë për qind të shumës së përgjithshme prej 882 milionë eurosh të ndara për vendin.

Buxheti i përgjithshëm i Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është 6 miliardë euro për periudhën 2024–2027.

Prej tyre, 2 miliardë euro janë grante, ndërsa 4 miliardë euro janë kredi me kushte të favorshme.

Fondet janë ndarë sipas dy kritereve kryesore: numrit të banorëve dhe prodhimit të brendshëm bruto për kokë banori.

KE-ja i ka kombinuar këta tregues për të përcaktuar çelësin proporcional të shpërndarjes ndërmjet gjashtë përfitueseve, duke u kujdesur që vendet më të mëdha të marrin një shumë më të madhe, por duke marrë parasysh edhe nevojat e tyre ekonomike.

Sipas këtyre kritereve, Serbisë i janë ndarë 1.58 miliard euro, Bosnjës e Hercegovinës 976.6 milionë euro, Shqipërisë 922.1 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro, ndërsa Malit të Zi 383.5 milionë euro.

Më herët gjatë këtij viti, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, paralajmëroi se rajoni rrezikonte të humbiste rreth 700 milionë euro për shkak të vonesave në përmbushjen e reformave.

Nëse shtetet nuk përmbushin reformat me kohë, fondet humben. Ato më pas kthehen në buxhetin e bllokut evropian.

Nga Kategoria

Kosova

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

15 Korrik, 2026
Kosova

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

15 Korrik, 2026
Bota

“Do ta kisha spastruar Kosovën”, ish ministri gjerman reagon për deklaratën e ministres serbe: E trishtueshme, Serbia nuk e ka kundërshtuar!

15 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kosova dorëzon raportin për reformat, KE do të vendosë për disbursimin e fondeve

16 Korrik, 2026

U plagos në aksidentin në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari

16 Korrik, 2026

Kukësi përfshihet nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

16 Korrik, 2026

Pengoi ekstradimin e një personi drejt Gjermanisë, arrestohet specialisti i Krimeve në Dibër

16 Korrik, 2026

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

16 Korrik, 2026

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

16 Korrik, 2026

FIFA hap hetim ndaj Argjentinës, rrezikon gjobë

16 Korrik, 2026

Tronditje për Arsenalin, Saliba rrezikon 4-5 muaj jashtë fushave

16 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.