• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Konfirmohen 7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, regjistrohen dy viktima

19 Shtator, 2026
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Screenshot

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën nga virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, ndërsa shtatë raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

IKSHPK tha se të gjitha personat e prekur janë shtruar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: Tre me shenja klinike të meningjitit akut, tre me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.

Lexo edhe:

Francë: Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat, ky është reagimi i presidentit Macron

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

“Gjatë kësaj jave janë raportuar dy raste të vdekjes nga ËNV në Kosovë. Nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit”, thuhet më tej më njoftim. 

IKSHPK ka informuar edhe për situatën epidemiologjike në rajon.

“Që nga fillimi i sezonit të transmetimit për vitin 2026 dhe deri më 10 shtator, sipas ECDC-së, janë identifikuar 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor në 15 shtete evropiane, përfshirë edhe disa vende fqinje të Kosovës”, tha IKSHPK. 

Të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat në rajonet e tyre për ngritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së virusit. Një ekip i IKSHPK-së, në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë, është angazhuar në terren në Gjakovë, ku janë raportuar tri raste, për vlerësimin dhe hulumtimin e situatës epidemiologjike.

Vizitë e ngjashme është realizuar edhe nga QRSHP Ferizaj, ndërsa QRSHP-të kanë planifikuar takime me komunat gjatë javës së ardhshme. Në laboratorët e IKSHPK-së po analizohen edhe mostra të tjera të dyshimta, ndërsa vazhdojnë aktivitetet për monitorimin dhe kontrollin e situatës epidemiologjike.

IKSHPK-ja u bën thirrje të gjitha komunave, në veçanti atyre ku janë konfirmuar raste, që të intensifikojnë dezinsektimin kundër mushkonjave dhe eliminimin e vatrave të shumimit të tyre. Masat duhet të përfshijnë spërkatjen në zonat me prani të shtuar të mushkonjave, largimin e mbeturinave dhe sanimin e kanalizimeve të hapura.

Për mbrojtje personale rekomandohet përdorimi i repelentëve kundër mushkonjave, veshja e rrobave me ngjyra të çelëta që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit, vendosja e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe përdorimi i pajisjeve mbrojtëse në ambient të jashtëm.

Udhëtarët që vizitojnë zona ku raportohen infeksione të transmetuara nga mushkonjat, pas kthimit, rekomandohet të përcillet gjendja shëndetësore për paraqitjen e temperaturës, dhimbjes së kokës, lodhjes, skuqjes së lëkurës ose shenjave neurologjike. Në rast të shfaqjes së simptomave duhet të kërkohet vlerësim mjekësor pa vonesë dhe profesionisti shëndetësor të informohet për historinë e udhëtimit dhe ekspozimin e mundshëm ndaj mushkonjave.

Tags: kosovenili

Nga Kategoria

Bota

Francë: Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat, ky është reagimi i presidentit Macron

12 Nëntor, 2026
Kosova

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

11 Nëntor, 2026
Lajme

Sekuestrohen 18.8 kg marijuanë në Greqi, arrestohet shqiptari dhe një greke

11 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Francë: Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat, ky është reagimi i presidentit Macron

12 Nëntor, 2026

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga SHBA-të dhe Izraeli

11 Nëntor, 2026

Ndahet papritur nga jeta në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA

11 Nëntor, 2026

Të rriturit mendojnë se fëmijët janë më krijues, por studimi i ri tregon të kundërtën

11 Nëntor, 2026

“Ndizet” gara presidenciale për vitin 2028! Kush janë emrat mes demokratëve dhe republikanëve

11 Nëntor, 2026

Mashtrim me investime të rreme në Itali, 17 persona nën hetim, mes tyre edhe shqiptarë

11 Nëntor, 2026

Portugalia në alarm nga stuhia Charles, mbyllen shkollat dhe anulohen mbi 300 fluturime

11 Nëntor, 2026

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

11 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.