• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Komuniteti Mysliman: Përgjegjësi, maturi dhe dialog për ruajtjen e paqes në vend

18 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar për situatën e fundit në vend dhe protestat që po zhvillohen, duke shprehur shqetësimin për çdo zhvillim që mund të cenojë paqen sociale, sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë publike, institucioni fetar thekson se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore, ndërsa shmangia e dhunës dhe respekti ndaj njëri-tjetrit mbeten përgjegjësi e përbashkët.

Komuniteti Mysliman u bën thirrje institucioneve që t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve, ndërsa të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe maturi, duke shmangur gjuhën nxitëse, urrejtjen dhe veprimet që mund të thellojnë përçarjen.

Lexo edhe:

Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar

Policia ndjek protestuesit drejt Zogut të Zi, të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave

DEKLARATË E KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË MBI SITUATËN E FUNDIT NË VEND

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që po zhvillohen, duke shprehur shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë paqen sociale, sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.

Ne besojmë se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore, ndërsa ruajtja e paqes, respekti ndaj tjetrit dhe shmangia e çdo forme dhune janë përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.

Në këto momente, nevojiten reflektim i sinqertë, urtësi dhe përgjegjësi nga të gjithë, për të vlerësuar pasojat e fjalëve dhe veprimeve tona mbi jetën e përbashkët. U bëjmë thirrje institucioneve t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi, duke shmangur gjuhën nxitëse, urrejtjen dhe çdo veprim që mund të thellojë përçarjen mes qytetarëve, duke vendosur dinjitetin njerëzor, sigurinë dhe të mirën e vendit në qendër të çdo vendimmarrjeje.

Çdo mosmarrëveshje, sado e ndërlikuar të jetë, duhet të kërkojë zgjidhje përmes dialogut, dëgjimit të ndërsjellë dhe respektimit të ligjit e institucioneve.

Shqipëria është shtëpia e përbashkët e të gjithëve. Dallimet në qëndrime dhe bindje nuk duhet të na largojnë nga njëri-tjetri, por të na kujtojnë se paqja, dinjiteti njerëzor dhe e ardhmja e vendit janë vlera që na bashkojnë përtej çdo dallimi politik apo shoqëror.

Si institucion fetar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mbetet i përkushtuar ndaj paqes, harmonisë, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Ne besojmë se fjala e urtë është më e fortë se zemërimi, se dialogu është më frytdhënës se përplasja dhe se përgjegjësia ndaj së mirës së përbashkët duhet të udhëheqë çdo veprim.

Në këto ditë, lutemi që Zoti i Madhëruar t’i japë vendit tonë qetësi e urtësi, t’i udhëzojë të gjithë drejt së mirës, t’u dhurojë zemrave paqe e mirëkuptim dhe t’i ndihmojë drejtuesit, qytetarët dhe të gjithë aktorët e shoqërisë të gjejnë rrugën e dialogut dhe të zgjidhjeve të drejta.

Zoti e ruajtë Shqipërinë, i mbrojtë qytetarët e saj dhe na udhëzoftë të gjithëve drejt paqes, drejtësisë dhe së mirës së përbashkët. Amin!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Tags: KMSH

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar

18 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

Policia ndjek protestuesit drejt Zogut të Zi, të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave

18 Tetor, 2026
Kryesore

Nis përplasja te Kryeministria, protestuesit hedhin gurë dhe kapsolla, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

18 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Komuniteti Mysliman: Përgjegjësi, maturi dhe dialog për ruajtjen e paqes në vend

18 Tetor, 2026
Screenshot

Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar

18 Tetor, 2026
Screenshot

Policia ndjek protestuesit drejt Zogut të Zi, të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave

18 Tetor, 2026

Nis përplasja te Kryeministria, protestuesit hedhin gurë dhe kapsolla, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

18 Tetor, 2026

Tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS. Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

18 Tetor, 2026
Screenshot

60-vjeçari u gjet i pajetë në Tiranë, reagon policia: Ishte i dehur, u zhvesh dhe u hodh në lumin Lanë

18 Tetor, 2026

Duhet shtet që ngre, jo pushtet që shtyp

18 Tetor, 2026

Víctor Muñoz po “pushton” Premier League, Iraola gjen një armë të re te Liverpool

18 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.