Jürgen Klopp nuk ka kursyer kritikat për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Ish-trajneri i Liverpool dhe Borussia Dortmund mbeti i zhgënjyer nga niveli i lojës, duke e cilësuar përballjen si një ndeshje me cilësi shumë të ulët.
“Ishte thjesht taktikë e keqe. Asnjëra skuadër nuk luajti mirë”, u shpreh Klopp.
Gjermani kritikoi sidomos mënyrën se si dy skuadrat u vendosën në fushë, duke theksuar se mbrojtjet ishin shumë të tërhequra dhe se Afrika e Jugut nuk arriti të përfitonte nga hapësirat që kishte.
“Kur kundërshtari ka një lojtar më pak dhe sërish të kap në kundërsulm, problemi është i qartë. Mbrojtja ishte shumë e ulët gjatë gjithë ndeshjes. Ishte një takim me nivel shumë të dobët”, shtoi ai.
Pavarësisht kritikave të Klopp, ndeshja hyri në histori për shkak të tre kartonëve të kuq, ndërsa Meksika e nisi Botërorin me fitore ndaj skuadrës së Hugo Broos.











