• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 21 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

20 Maj, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli të mërkurën pa debat dhe me votë unanime 10 vende vakante në dy Gjykatat e Apelit, për pesë anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që kanë kërkuar sipas parashikimeve ligjore të shkojnë në këto pozicione pas përfundimit të mandatit të institucionit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas vendimit të KLGJ, kërkesat janë bërë nga Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi. Ata mund të zgjedhin mes 5 vakancave në Gjykatën Administrative të Apelit, dhe 5 vakancave në dhomat civile apo penale të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Anëtarët e KPA që kanë kërkuar emërimin në Apel kanë 7 ditë kohë nga njoftimi i vendimit të aplikojnë në KLGj dhe paraqesin një deklaratë të përshatshmërisë ambjentale. Në relacionin para vendimmarrjes u prezantua se KLGJ kishte verifikuar dhe marrë nga Kuvendi materialet për emërimin e anëtarëve të KPA-së, rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe po ashtu të dhënat se ndaj tyre nuk kishte masa disiplinore.

Lexo edhe:

Skandali në Pustec! Në aktivitet ekzekutohet vetëm himni Maqedonas, mungon himni kombëtar

Plas sherri në Tiranë, burri thyen me grusht xhamin e urbanit

Legjislacioni i posaçëm që krijoi trupat e vetingut në Shqipëri, përkatësisht një dispozitë kalimtare në ligjin 96/2016, parashikon se çdo anëtarët i KPA-së “emërohet si gjyqtar në nivel apeli në përfundim të mandatit, përveç rasteve kur ndaj tij është dhënë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës”.

Vendimi u mor pa debat në KLGJ, megjithatë një nga anëtaret e Këshillit vuri në dukje gjatë votimit se ky ishte procesi i njoftimit dhe se kandidaturat do të verifikoheshin.

KLGJ mori po ashtu një sërë vendimesh të tjera në mbledhje. Megjithatë, para se të diskutohej kjo çështje dhe pavarësisht se kishte thirrur seancë plenare publike, Këshilli diskutoi me dyer të mbyllura për mbi 2 orë e 30 minuta. E pyetur nga BIRN, KLGJ nuk vuri në dispozicion një bazë ligjore që të justifikonte mbajtjen e këtij takimi me dyer të mbyllura të anëtarëve në mes te seancës plenare.

Po ashtu në vijim të një tradite kontraverse, KLGJ i mbylli dyert e seancës plenare gjatë diskutimit të 4 pikave të rendit të ditës që kishin të bënin me ngritje në detyrë në Gjykatat e Apelit. Më herët, KLGJ ka pretenduar se materialet që diskutohet në shqyrtimin e kandidaturave janë konfideciale, por sipas ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, mbledhjet plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë të hapura, me përjashtim të procedurave të rishikimit. /BIRN

Nga Kategoria

Aktualitet

Skandali në Pustec! Në aktivitet ekzekutohet vetëm himni Maqedonas, mungon himni kombëtar

20 Gusht, 2026
Aktualitet

Plas sherri në Tiranë, burri thyen me grusht xhamin e urbanit

20 Gusht, 2026
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri fqinjin në Shkodër, vetëdorëzohet autori

20 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nga librat te instrumentet muzikore, si ndryshuan çmimet e kulturës gjatë 2025-ës

20 Gusht, 2026

Skandali në Pustec! Në aktivitet ekzekutohet vetëm himni Maqedonas, mungon himni kombëtar

20 Gusht, 2026

Plas sherri në Tiranë, burri thyen me grusht xhamin e urbanit

20 Gusht, 2026

SHBA dërgon një aeroplanmbajtëse afër Ngushticës së Hormuzit

20 Gusht, 2026

Plagosi me armë zjarri fqinjin në Shkodër, vetëdorëzohet autori

20 Gusht, 2026

Barcelona merr frymë lirisht, afrimet e reja mund të regjistrohen normalisht në La Liga

20 Gusht, 2026

Zjarri përfshinë edhe Dukatin, banorët kërkojnë ndihmë nga autoritetet

20 Gusht, 2026

Shembet miniera e paligjshme e arit, 13 viktima dhe 7 të plagosur në Kolumbi

20 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.