• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kërcënuan të moshuarën për t’i grabitur 1.5 mln €, dënohen tre shqiptarët në Austri

13 Gusht, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Tre shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Austri për grabitjen e 1.5 milionë eurove.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas mediave të huaja, dy prej të dënuarve janë me origjinë nga Kosova. Mësohet se njëri prej tyre, 58 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për dy tentativa vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, dy shqiptarët nga Kosova janë dënuar me nga katër vite burg, vendime që tashmë kanë marrë formë të prerë.

Si ndodhi grabitja

Lexo edhe:

Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

Vritet ushtaraku rus në një sulm me bombë në Krime

Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, në banesën e një çifti në Amstetten. Autorët kishin shkuar atje me bindjen se në shtëpi ndodheshin paratë, por shuma nuk ishte aty. Në banesë ndodhej një e moshuar, fakt ky që i befasoi grabitësit.

Pavarësisht kësaj, ata vijuan planin. Njëri prej tyre mbajti nën kontroll gruan, ndërsa dy të tjerët kontrolluan banesën për të gjetur paratë dhe sende me vlerë. Plani i grabitjes u ndërpre nga zilja e derës, pasi në banesë mbërritën dy policë.

Njëri prej autorëve u përfshi në një shkëmbim zjarri me efektivët. Ai pretendoi se kishte qëlluar vetëm në ajër, por gjurmët e barutit dhe një vrimë plumbi në një pemë treguan, se arma ishte drejtuar në drejtim të policëve.

58-vjeçari u arrestua bashkë me bashkëpunëtorin ndërsa i treti arriti të largohej. Por, policia e arrestoi atë pas tri ditësh. Gjatë arrestimit, në çantën sportive të tij policia gjeti radio komunikimi, shirit ngjitës dhe targa automjetesh.

Prokuroria i konsideroi këto sende si dëshmi se grabitja ishte planifikuar me kujdes. Sipas akuzës, shiriti ngjitës mund të përdorej për të lidhur personat që do të ndodheshin në banesë.

Gjatë seancave gjyqësore, të tre të pandehurit pranuan akuzat për grabitje. Megjithatë, avokatët mbrojtës argumentuan se klientët e tyre nuk kishin pasur qëllim të ushtronin dhunë ndaj pensionistes. Sipas mbrojtjes, pistoleta që kishte me vete njëri prej tyre nuk ishte e mbushur dhe grabitësit u larguan duarbosh, pasi nuk arritën të merrnin paratë.

Gjatë grabitjes, pensionistja ishte kërcënuar me një levë hekuri dhe lidhëse plastike. Pas ngjarjes, ajo ka vuajtur pasoja të rënda psikologjike, përfshirë çrregullimin e stresit post-traumatik. Si pasojë, gjykata vendosi t’i akordojë pronares së banesës 7,050 euro dëmshpërblim.

Ndërsa, dy policët ndaj të cilëve ishte qëlluar do të marrin nga 5,000 euro secili për pasojat dhe ngarkesën psikologjike të shkaktuar nga incidenti. Po ashtu, për pagesën e dëmshpërblimeve do të përdoren edhe paratë e sekuestruara nga tre shqiptarët, në shumën totale prej 8,500 eurosh.

Nga Kategoria

Bota

Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

13 Gusht, 2026
Bota

Vritet ushtaraku rus në një sulm me bombë në Krime

13 Gusht, 2026
Bota

OBSH ngre alarmin: Ebola ka dalë jashtë kontrollit, përhapja më vdekjeprurëse

13 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kërcënuan të moshuarën për t’i grabitur 1.5 mln €, dënohen tre shqiptarët në Austri

13 Gusht, 2026

PS në Maliq del kundër Ramës, kundërshton shkrirjen e bashkisë me Korçën

13 Gusht, 2026

Dy shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ndryshime të rëndësishme në gusht

13 Gusht, 2026

Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

13 Gusht, 2026

Vritet ushtaraku rus në një sulm me bombë në Krime

13 Gusht, 2026

OBSH ngre alarmin: Ebola ka dalë jashtë kontrollit, përhapja më vdekjeprurëse

13 Gusht, 2026

Itali, gjenden 86 mijë euro në mobiljet e hedhura në rrugë

13 Gusht, 2026

Çarja e tubacionit të ujit, UKT njofton kufizime në disa zona të Tiranës

13 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.