• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Kiev, si pasojë e sulmeve ruse

6 Qershor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa dhe dronë, ka bërë të ditur kryetari i qytetit, Vitali Klitschko më 6 qershor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Katër persona janë konfirmuar të vdekur në kryeqytet. Operacionet për kërkim-shpëtim janë duke vazhduar në disa lokacione”, ka bërë të ditur Klitschko në Telegram.

Sulmet intensive kanë zgjatur disa orë dhe raportohet të jenë kryer me raketa lundruese dhe dronë kamikazë. Tymur Tkachenko, shef i departamentit ushtarak, ka thënë se dronët kanë goditur katet e një ndërtese të lartë në anën lindore të qytetit, dhe për pasojë ka shpërthyer zjarri.

Lexo edhe:

Thatësira ul liqenin e Zyrihut në nivelin më të ulët historik

Mbi 1200 vdekje shtesë në Francë gjatë valës së të nxehtit në korrik

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka dënuar sulmin masiv me dronë, që ka prekur shumë rajone të shtetit.

“Rusia nuk del nga vijat e saj – një tjetër sulm masiv në qytete dhe përditshmërinë e njerëzve”, ka thënë Zelensky. Ai ka shtuar se në sulme janë përfshirë mbi 400 dronë dhe më shumë se 40 raketa, përfshirë ato balistike.

Sipas Zelenskyt, 49 njerëz janë plagosur, ndonëse numri mund të rritet. Në mesin e të vrarëve janë tre zjarrfikës – Pavlo Yezhor, Danylo Skadin dhe Andriy Remenniy – të cilët kanë qenë duke punuar nën rrënoja për t’iu ndihmuar njerëzve.

Zelensky i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, sidomos Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, që të kenë përgjigje më të ashpër.

“Nëse dikush nuk është duke rritur presionin dhe po ofron kohë që të humbin edhe më shumë jetë njerëzish, ajo është bashkëfajësi. Na duhet të veprojmë me vendosmëri”, ka thënë ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë më 4 qershor se presidenti rus, Vladimir Putin e ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjej për sulmet që janë kryer në hapësirat e forcës ajrore ruse, duke rezultuar me shkatërrim të dhjetëra bombarduesve rusë me kapacitet bërthamor.Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) e ka kryer sulmin më 1 qershor, dhe më pas ka deklaruar se janë goditur më shumë se 40 bombardues.Trump ka biseduar me Putinin përmes telefonit dhe e ka përshkruar thirrjen si “bisedë të mirë”, ndonëse e ka përmendur se nuk ishte e llojit që do të çonte në paqe të menjëhershme. Presidenti amerikan ka thënë se sulmet e befasishme ukrainase kanë qenë njëra prej temave të diskutimit.

“Kemi diskutuar sulmin në aeroplanët rusë nga ana e Ukrainës dhe disa sulme tjera që janë kryer nga të dyja palët”, ka thënë Trump.

Ai është takuar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz të enjten në Shtëpinë e Bardhë, për të biseduar për bashkëpunimin për Ukrainën dhe tema tjera.

Merz, i cili ka nisur detyrën e kancelarit muajin e kaluar, u ka thënë gazetarëve para nisjes së takimit se nuk pret që do të ketë një rezultat shumë të madh lidhur me çështjen e tarifave, NATO-s apo luftës në Ukrainë. Mirëpo, pas takimit, ai ka deklaruar se është “jashtëzakonisht i kënaqur”.

Merz ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania pajtohen “sa e tmerrshme është lufta”, duke e bërë fajtor Putinin, dhe duke theksuar se Gjermania qëndron në anën e Ukrainës.

“Jemi duke analizuar mënyra për t’i dhënë fund shpejt”, ka thënë Merz.

“I kam thënë presidentit se ai është personi kryesor botë që mund të bëjë këtë, duke i bërë presion Rusisë”.Gjermania është mbështetësja e dytë më e madhe për Ukrainën – pas Shteteve të Bashkuara – në aspektin ushtarak dhe financiar, teksa Kievi lufton pushtimin rus./ REL

Nga Kategoria

Bota

Thatësira ul liqenin e Zyrihut në nivelin më të ulët historik

19 Gusht, 2026
Bota

Mbi 1200 vdekje shtesë në Francë gjatë valës së të nxehtit në korrik

19 Gusht, 2026
Bota

Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik

19 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të tregojnë se organizmi juaj ka nevojë për më shumë

19 Gusht, 2026

Thatësira ul liqenin e Zyrihut në nivelin më të ulët historik

19 Gusht, 2026

5 vatra zjarri aktive në vend, situata më e problematike në Pukë

19 Gusht, 2026

Mbi 1200 vdekje shtesë në Francë gjatë valës së të nxehtit në korrik

19 Gusht, 2026

Dhunuan fizikisht shefin e Krimeve në Sarandë, gjykata lë në burg 6 bodyguard-ët

19 Gusht, 2026
Screenshot

Hajdutët marrin kazmat dhe nisin të gërmojnë për florinj në varrezat e Velipojës

19 Gusht, 2026

Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik

19 Gusht, 2026

Zbulohen dy emrat për President në Kosovë

19 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.