Çështja e Cristiano Ronaldos me kombëtaren e Portugalisë ka pasur një tjetër episod të fortë, këtë herë në aeroportin e Kopenhagenit.
Sipas “Marca”, trajneri Jorge Jesus dhe presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, shkuan deri në aeroport në një përpjekje të fundit për ta bindur kapitenin që të qëndronte me kombëtaren.
Të dy zhvilluan një bisedë me Ronaldon përpara nisjes, por 41-vjeçari nuk ndryshoi vendim. Ai hipi në avion dhe u largua nga Danimarka.
Gjithçka ndodhi pas konferencës së Jorge Jesus dhe bisedës që Ronaldo pati me drejtuesit e federatës. Më pas, vetë portugezi konfirmoi largimin dhe deklaroi se “në momentin e duhur do të tregojë të vërtetën” për arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.
Federata Portugeze konfirmoi më pas largimin e kapitenit dhe bëri të ditur se përgatitjet për ndeshjet e Nations League do të vazhdojnë me 24 lojtarët e mbetur.
Pavarësisht spekulimeve të shumta, deri tani as Ronaldo dhe as Federata nuk kanë njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga kombëtarja.
Cristiano Ronaldo mban rekordet e Portugalisë për numrin e ndeshjeve dhe golave, me 234 paraqitje dhe 146 gola.











