• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Jemi plotësisht të përkushtuar për dialog konstruktiv me SHBA”, Zelensky: Ukraina do…

8 Mars, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se Ukraina është “plotësisht e përkushtuar” për një dialog konstruktiv me përfaqësuesit amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme mbi rrugët për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Që kur mori detyrën në janar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërprerë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, si dhe shkëmbimin e informacionit të zbulimit me Kievin.

Ai e ka akuzuar zotin Zelenskiy se nuk është serioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, e cila filloi agresionin ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe ka nën kontroll rreth 20% të territorit të saj.

Lexo edhe:

SHBA propozon tarifë mbi 103 mijë dollarë për vizat H-1B

“Bumerang” për Melonin: Vendet e BE-së kërkojnë kthimin e azilkërkuesve në Itali

“Ukraina ka dashur paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet,” tha zoti Zelenskiy në rrjetin e mediave sociale X.

Presidenti ukrainas tha se do të vizitojë Arabinë Saudite javën e ardhshme dhe se pas takimit me Princin e Kurorës Mohammed Bin Salman të hënën, përfaqësuesit diplomatikë dhe ushtarakë ukrainas do të qëndrojnë për një takim të martën me ekipin amerikan.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, tha ai.

Delegacioni ukrainas do të përfshijë ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha, shefin e shtabit të Zelenskiy Andriy Yermak dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.

I dërguari i posaçëm i zotit Trump, Steve Witkoff ka thënë gjithashtu se është në diskutime me Ukrainën për një marrëveshje kornizë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare me Rusinë dhe se ishte planifikuar një takim për javën e ardhshme me ukrainasit në Arabinë Saudite.

Në shkurt, Riadi organizoi një takim midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë për të diskutuar mënyrat për të ndalur konfliktin më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukraina nuk u përfshi në ato bisedime, duke ngjallur shqetësim në Kiev dhe mes aleatëve të saj evropianë.

Presidenti Zelenskiy u takua me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt, por takimi u tensionua duke folur për hapat drejt paqes./ VOA

Nga Kategoria

Bota

SHBA propozon tarifë mbi 103 mijë dollarë për vizat H-1B

25 Gusht, 2026
Bota

“Bumerang” për Melonin: Vendet e BE-së kërkojnë kthimin e azilkërkuesve në Itali

25 Gusht, 2026
Aktualitet

Analiza nga BBC: Si mund të kundërpërgjigjet Kanadaja për të dëmtuar ekonominë amerikane dhe Trumpin

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

“U shtriva mes plumbave”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

25 Gusht, 2026

Julián Álvarez nën kritika te Atlético, akuzohet se nuk po jep maksimumin në fushë

25 Gusht, 2026

Liverpool përgatit ofertën e fundit për Barcolan, PSG ul kërkesat

25 Gusht, 2026

Konfirmohet rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri. Si transmetohet ky virus?

25 Gusht, 2026
Screenshot

“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

25 Gusht, 2026

Njëri kundërshtoi policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 të arrestuar në Dibër

25 Gusht, 2026

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

25 Gusht, 2026

SHBA propozon tarifë mbi 103 mijë dollarë për vizat H-1B

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.