• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Izraeli shënjestron qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

21 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ka kryer sulme ajrore gjatë natës në Qytetin e Gazës, thanë banorët më 21 gusht, pasi Ministria e Mbrojtjes miratoi planin për zgjerimin e ofensivës. Zgjerimi i ofensivës synon që të shënjestrohen bastionet e mbetura të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës, sipas Izraelit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në bazë të planit të ri, autoritetet kanë thirrur afër 60.000 rezervistë, duke rritur frikën për përkeqësimin e situatës katastrofike humanitare në territorin palestinez.

“Nuk do të presim. Kemi nisur aksionet fillestare dhe veçse trupat kanë marrë nën kontroll pjesët në periferi të Qytetit të Gazës”, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi.

Lexo edhe:

Elon Musk ndahet nga partnerja, rrëfimi i saj: Një javë më parë më tha “Të dua”

Kriza në Spanjë, Pedro Sanchez shpall zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

Planet e Izraelit për të zgjeruar ofensivën dhe për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës kanë nxitur dënime ndërkombëtare, por edhe kundërshtime brenda Izraelit. Para nisjes së ofensivës, ushtria izraelite tha se thirrja e rezervistëve do të nisë në fillim të shtatorit.

Ndërkaq, banorët e Qytetit të Gazës kanë thënë se gjatë natës Izraeli ka kryer bombardime pa pushim.

“Shtëpia u lëkund gjatë gjithë natës – zhurmat e shpërthimeve, artilerisë, avionëve dhe autoambulancave dhe thirrjet për ndihmë po na vrasin”, tha banori i Gazës, Ahmad al-Shanti për AFP-në.

“Zhurmat po afrohen, po ku të shkojmë ne?”, shtoi ai.

Një tjetër banore, Amal Abdel-Aal, tha se ka parë sulme të ashpra në zonën ku vetëm një javë më parë u zhvendos nga shtëpia e saj në lagjen Al-Sabra të Qytetit të Gazës.

“Askush në Gazë nuk ka fjetur, jo vetëm mbrëmë, jo vetëm gjatë kësaj jave. Sulmet ajrore dhe të artilerisë nuk ndalen kurrë”, tha ajo.

Zëdhënësi i agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, Mahmud Bassal, tha se sulmet ajrore dhe sulmet e artilerisë gjatë natës goditën zona në veriperëndim dhe juglindje të Qytetit të Gazës.

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës, ku janë vrarë më shumë se 62.000 palestinezë dhe banorët po përballen me krizë të thellë humanitare. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë./ REL

Nga Kategoria

Bota

Elon Musk ndahet nga partnerja, rrëfimi i saj: Një javë më parë më tha “Të dua”

5 Tetor, 2026
Bota

Kriza në Spanjë, Pedro Sanchez shpall zgjedhje të parakohshme më 29 nëntor

5 Tetor, 2026
Bota

Franca në kaos/ Protestat e nxënësve detyrojnë mbylljen e deri 500 shkollave, mbi 5 mijë të arrestuar

5 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shqipëria përgatitet për San Marinon, Maran bën ndryshime në listën e kuqezinjve

5 Tetor, 2026
Screenshot

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi sekuestron, rrëzohet kërkesa e Igli Tares për vilën në Palasë

5 Tetor, 2026

Iniesta për çështjen Negreira: “Nuk do të gjenit as 1% të favorizimeve që pretendohet se kanë ndodhur”

5 Tetor, 2026
Screenshot

Komisioni i Ligjeve miraton në parim Reformën Territoriale, 8 vota pro dhe 5 kundër

5 Tetor, 2026

Portugalia e ndarë për Cristiano Ronaldon, e ardhmja e tij në kombëtare mbetet pezull

5 Tetor, 2026

Mancini para Turqisë: “Nuk duhet ta nënvlerësojmë”, kritika edhe për formatin: “Katër ndeshje në 11 ditë janë shumë”

5 Tetor, 2026

Alarm në qendër të mbrojtjes së Real Madridit, Mourinho mbetet me vetëm tre alternativa

5 Tetor, 2026

Elon Musk ndahet nga partnerja, rrëfimi i saj: Një javë më parë më tha “Të dua”

5 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.