• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 7 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Incidente në Beograd në përfundim të protestës së studentëve

29 Qershor, 2025
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë mbrëmjen e së shtunës, në përfundim të një proteste të organizuar nga studentët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më herët gjatë ditës janë organizuar dy protesta: njëra nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe tjetra nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Pasi protesta e studentëve, e mbajtur në sheshin Sllavija është shpallur zyrtarisht e përfunduar, një grup i burrave të maskuar është përleshur me policinë në kryeqytetin serb.

Lexo edhe:

Po punonte ullinjtë bashkë me gruan, traktori zë poshtë bujkun në Divjakë dhe i merr jetën

Berishës “s’i del e keqja” me median: Fanja mafje e fjalës së lirë, Sokol Balluku…

Ata janë parë duke hedhur shishe dhe sende tjera drejt zyrtarëve policorë.

Të pranishëm në zonën e protestave ka shumë zyrtarë policorë, përfshirë njësitet e xhandarmërisë.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i ka dënuar ashpër “sulmet e pjesëmarrësve në marshin në sheshin Sllavija ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme”.

Ai ka thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për të rikthyer rendin publik dhe që të gjithë ata që e kanë sulmuar policinë do të ndiqen penalisht.

Vetë Vuçiç e ka publikuar një video – para se të shpërthente dhuna – nga Parku i Pionierëve, ku janë mbledhur studentët pro tij, duke thënë se “bllokuesit humbën”.

“Studentët fituan, bllokuesit humbën. Krenar me këta të rinj”, ka shkruar presidenti serb në Instagram.

Sipas tij, në protestën e së shtunës ka pasur tre herë më pak njerëz sesa më 15 mars, kur është mbajtur një protestë masive.

Sipas Vuçiçit, studentët do të kthehen në universitete dhe i ka falënderuar ata që i kundërshtojnë bllokadat.

Studentët i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave, prandaj po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiç një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.

Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.

Mirëpo, Vuçiç ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”.

Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.

Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës./REL

Nga Kategoria

Aktualitet

Po punonte ullinjtë bashkë me gruan, traktori zë poshtë bujkun në Divjakë dhe i merr jetën

6 Maj, 2026
Aktualitet

Berishës “s’i del e keqja” me median: Fanja mafje e fjalës së lirë, Sokol Balluku…

6 Maj, 2026
Aktualitet

“Nuk i kam pasur borxh njeriu!” Flet babai i 13-vjeçarit në Durrës: Më duket sikur më thërret

6 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Luis Enrique dominon Europën, PSG në finalen e dytë radhazi të Champions League

6 Maj, 2026

Po punonte ullinjtë bashkë me gruan, traktori zë poshtë bujkun në Divjakë dhe i merr jetën

6 Maj, 2026

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës, mbante armë, stemë policie e mijëra euro

6 Maj, 2026

Berishës “s’i del e keqja” me median: Fanja mafje e fjalës së lirë, Sokol Balluku…

6 Maj, 2026

Pse nuk ka kandidatë për kryetar të PD? Berisha: Përtojnë të garojnë

6 Maj, 2026

Aksioni në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

6 Maj, 2026

Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para

6 Maj, 2026

“Nuk i kam pasur borxh njeriu!” Flet babai i 13-vjeçarit në Durrës: Më duket sikur më thërret

6 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.