• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

IKD kërkon të iniciohet hetim penal për pretendimet e manipulimeve të votave në Mitrovicën e Jugut.

12 Nëntor, 2025
tek Kosova
IKD kërkon të iniciohet hetim penal për pretendimet e manipulimeve të votave në Mitrovicën e Jugut.
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar një hetim të plotë penal për të zbardhur paqartësitë që i janë shoqëruar procesit zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut, ku ka dyshime për manipulime me vota. IKD shpreh shqetësimin se mungesa e transparencës nga Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sjellë pasiguri dhe ka minuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Ajo thekson se veprimet e deritanishme nuk kanë ofruar prova të besueshme për publikun, çka është thelbësore për ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë verifikimit të votave për kryetar të komunës, janë identifikuar fletëvotime që kanë numra serikë që nuk përputhen me vendvotimet përkatëse dhe fletëvotime pa numër serik. Një fenomen të ngjashëm ka ndodhur edhe në Komunën e Gjakovës, megjithëse në përmasa më të vogla. KQZ-ja ka argumentuar se këto janë “gabime teknike” nga kompania që ka prodhuar fletëvotimet, “CETIS”, por IKD vlerëson se kjo justifikim nuk është i mjaftueshëm për të shuar dyshimet. Vetë KQZ-ja, si organ kushtetues, nuk mund ta delegojë përgjegjësinë te një kompani private, duke e cilësuar këtë si një abstenim nga kompetencat e saj ligjore.

IKD thekson se CETIS ka vetëm përgjegjësi kontraktuale dhe për këtë arsye rasti duhet të hetohet në mënyrë të plotë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për gabim teknik apo manipulum të vullnetit qytetar. Instituti kritikon edhe Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, e cila sipas IKD-së ka vetëm noterizuar pozitat e KQZ-së pa ndërmarrë veprime hetimore konkrete. IKD tha se kërkon që Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ta marrë rastin nën juridiksion ose ta transferojë atë në një prokurori tjetër, në mënyrë që të garantohet një hetim profesional, të pavarur dhe transparent. Mos adresimi i këtyre dyshimeve, paralajmëron IKD-ja, rrezikon standardet demokratike dhe besimin e qytetarëve në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigant të UÇK

Nga Kategoria

Kosova

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026
Kosova

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigant të UÇK

20 Shtator, 2026
Kosova

Diaspora shqiptare në Austri proteston kundër dënimit të 4 krerëve të UÇK

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Milani rikthehet bindshëm, 3-0 ndaj Lecces dhe sinjale pozitive për Amorim

20 Shtator, 2026

Vetëm 30 sekonda: zakonet e vogla që mund të përmirësojnë humorin

20 Shtator, 2026

Atentati “nën hundën” e policisë, qytetarja rrëfen tmerrin e mëngjesit në Sarandë

20 Shtator, 2026

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork

20 Shtator, 2026

Nga “East of Eden” te “Carrie”: 10 serialet që nuk duhet t’i humbisni në tetor

20 Shtator, 2026

Vjosa Osmani në New York, takohet me djalin e Trump: Forcojmë partneritetin

20 Shtator, 2026

Protestë në Prishtinë, qytetarët valëvisin flamurin gjigant të UÇK

20 Shtator, 2026

Nevina Shtylla zbulon gjininë e bebit që pritet të sjellë në jetë, surprizon ndjekësit

20 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.