Policia e Sarandës ka lokalizuar dhe arrestuar një nga 3 të dyshuarit për vendosjen e një lënde plasëse në makinën e një personi në Sarandë katër muaj më parë.
I ndaluari është I.K., banues në fshatin Shëndelli, ndaj të cilit Prokuroria ka ngritur dy akuza.
Operacioni lidhet me ngjarjen e 5 shkurtit të këtij viti në Vrinë.
Gjatë operacionit për kapjen e 21-vjeçarit, Policia gjeti në banesën e tij dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
“Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe intensive, të kryera për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në ngjarjen e mëngjesit të datës 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “Identifikimi”. Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi I. K., 21 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, bëri me dije policia vendore mes të tjerash.
21-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i shtetasve në kërkim G. T. dhe Xh. B., të cilët më datë 05.02.2026 kanë vendosur eksploziv në automjetin që drejtonte shtetasi M. Gj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
“Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe intensive, të kryera për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në ngjarjen e mëngjesit të datës 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “Identifikimi”.
Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi I. K., 21 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
21-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i shtetasve në kërkim G. T. dhe Xh. B., të cilët më datë 05.02.2026 kanë vendosur eksploziv në automjetin që drejtonte shtetasi M. Gj.
Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e të ndaluarit, ku u gjet një armë zjarri (pistoletë) me municion, e cila posedohej pa leje.
Vijojnë kontrollet për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme”.











