• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 26 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

I vihet zjarri makinës së gazetarit nga Bulqiza Sami Curri: “Është e qëllimshme”

26 Prill, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Makina e gazetarit dhe botuesit nga Bulqiza, Sami Curri, është përfshirë nga flakët në orët e para të së dielës, në një incident që autoritetet po e hetojnë si zjarrvënie të qëllimshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas policisë së Dibrës, ngjarja ndodhi rreth orës 02:58 të 26 prillit, kur një automjet tip “Ford Fiesta” u përfshi nga flakët ndërsa ishte i parkuar pranë banesës së gazetarit.

Autoritetet thanë se një grup hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për të identifikuar autorët dhe për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Lexo edhe:

Endi Demneri shtatzën me ish-in e Luana Vjollcës, dalin pamjet nga festa në bregdet

Kamerat e veçanta që i nxjerr fytyrën hajdutit me dëshirë

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme,” deklaroi policia.

Curri tha se ishte njoftuar nga fqinjët për zjarrin pak minuta më herët dhe se makina ndodhej rreth 30 metra larg pallatit ku ai banon. Ai shtoi se flakët nuk shkaktuan dëme në automjetet e tjera të parkuara pranë.

Në një reagim për ngjarjen, gazetari e lidhi incidentin me aktivitetin e tij profesional dhe raportimet për çështje lokale në Dibër.

“Së pari kjo gjë është e qëllimshme dhe është totalisht me synimin për të sjellë një mesazh tek unë për punën që bëj. u them atyre që e kanë bërë këtë veprim se as nuk do të më kërcënojnë dot dhe as nuk do të më frikësojnë, sepse për mua gazetaria është një mision që i shërben interesit publik dhe kjo gjë do të vazhdojë me çdo çmim. një nga çmimet, mesa duket, ishte edhe kjo,” tha Curri.

Ai shtoi se prej javësh ka qenë në kontakt me persona që preken nga temat që trajton në punën e tij.

“Unë kam 10 vjet që punoj si gazetar. puna ime është e fokusuar në qarkun e dibrës, kryesisht në mbulimin e çështjeve që lidhen me prokurimet publike, me pushtetin vendor dhe me çështjet e drejtësisë,” u shpreh ai.

Sipas tij, zjarrvënia ndaj automjetit ishte një mesazh paralajmërues.

“Kjo ishte për të më dhënë mesazhin që kjo ishte e para dhe që raste të tilla mund të vazhdojnë edhe më tej. a më intimidon kjo? absolutisht që jo. nuk më ndal dot,” tha Curri.

Gazetari theksoi gjithashtu se kërcënimet janë një realitet i përditshëm për profesionin.

“Kërcënimet në punën e gazetarit janë të përditshme. duhet t’i marrim parasysh, sepse puna jonë prek interesat e njerëzve që kanë pushtet dhe që abuzojnë me fondet publike, dhe patjetër që kërcënohesh,” tha ai.

Curri tregoi se ishte njoftuar për zjarrin rreth orës 03:00 të mëngjesit nga një fqinj.

“Makina ishte e parkuar poshtë pallatit ku jetoj me nënën time. fatmirësisht nuk pati dëme te makinat e tjera të parkuara pranë,” shtoi ai.

Ai shprehu shpresën që organet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen, ndonëse mbetet skeptik.

“Shpresoj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre për zbardhjen e ngjarjes, por nuk besoj se ngjarja do të zbardhet. është një ndjesi e brendshme që e kam krijuar nga puna ime e përditshme. megjithatë shpresoj shumë që të ketë hetime cilësore, që edhe kolegët e tjerë të ndihen të motivuar në punën e tyre,” tha ai.

Gazetari shtoi se për momentin nuk ka një person konkret që mund ta dyshojë për ngjarjen.

“Nuk mund të them që kam dikë të dyshuar, pasi ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dua të bëj gabime për shkak të tensionit. shpresoj që hetimet të jenë cilësore, në mënyrë që komuniteti i gazetarëve të mos ndihet i cenuar apo i kërcënuar në punën e tyre,” përfundoi Curri.

Me rreth një dekadë përvojë në gazetari, Curri drejton median lokale “Bulqiza ime” dhe ka bashkëpunuar edhe me BIRN, duke u fokusuar në monitorimin e pushtetit vendor, mjedisit dhe çështjeve që prekin komunitetin.

Nga Kategoria

Kryesore

Endi Demneri shtatzën me ish-in e Luana Vjollcës, dalin pamjet nga festa në bregdet

26 Prill, 2026
Ekstra

Kamerat e veçanta që i nxjerr fytyrën hajdutit me dëshirë

26 Prill, 2026
Aktualitet

Humbën jetën mbrëmë në aksident! Antoni shef i shëndetësisë në burgun e Lezhës, e bija do bëhej mjeke

26 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

I vihet zjarri makinës së gazetarit nga Bulqiza Sami Curri: “Është e qëllimshme”

26 Prill, 2026

Endi Demneri shtatzën me ish-in e Luana Vjollcës, dalin pamjet nga festa në bregdet

26 Prill, 2026

Kamerat e veçanta që i nxjerr fytyrën hajdutit me dëshirë

26 Prill, 2026

Humbën jetën mbrëmë në aksident! Antoni shef i shëndetësisë në burgun e Lezhës, e bija do bëhej mjeke

26 Prill, 2026

Të shtënat me armë në SHBA/ Autori i sulmit: Kisha shënjestër zyrtarët e administratës Trump

26 Prill, 2026

Trump reagon për sulmin me të shtëna: Një njeri i sëmurë! Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret

26 Prill, 2026

Familjarët alarmuan policinë pasi s’po ktheheshin në shtëpi, si ndodhi tragjedia në Lezhë, kush është 20-vjeçarja me të atin që u gjetën të vdekur në makinë

26 Prill, 2026

Atentat ndaj Trump në darkën me gazetarët! Momenti kur Presidenti dhe JD Vance evakuohen

26 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.