Zgjedhjet në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu.
Nga 38 902 vota të vlefshme gjatë procesit elektoral në PD, rezultoi se 37 341 vota ishin pro për konfirmimin e Sali Berishës si kryetar. 39 441 ishte numri total i votave.
Berisha fitoi me 96% të votave të përgjithshme. Vota të pavlefshme ishin 539, kurse kundër 1 055 kundër dhe 506 abstenime.
Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në PD Albana Vokshi theksoi se procesi ishte procesi ishte transparent i rregullt dhe i qetë.
“Përmes një procesit transparent, të rregullt të qetë dhe me një pjesëmarrje masive. Nga përpunimi i të dhënave paraprake, 77 degët e PD, numri total i votave të numëruara është 39 441. Pra rreth 40 mijë. Vota të vlefshme, 38 902. Vota pro kryetarit Sali Berisha 37 341”, tha Vokshi.











