Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në det, pranë Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur gjatë lundrimit me skaf.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, i identifikuar si Santiago Çerçizi, dyshohet se ka rënë nga mjeti lundrues, i cili po udhëtonte nga Karaburuni drejt Vlorës.
Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime në kyçin e këmbës, ndërsa dyshohet se është prekur edhe nga helika e skafit.
I riu është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, Policia Kufitare ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe po merr në pyetje personat e tjerë që ndodheshin në mjetin lundrues në momentin e aksidentit.











