• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

I riu nga Hasi vret 20-vjeçarin francez në Ksamil

18 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ksamilin, ku një 20-vjeçar francez është gjetur i vrarë pranë lokalit “Principotes” gjatë orëve të natës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Viktima është identifikuar si Miguel Mendes. Sipas të dhënave paraprake, i riu dyshohet se është qëlluar me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Për ngjarjen dyshohet si autor 29-vjeçari Sokrat Vata, shtetas shqiptar, i cili pas krimit është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Mesazhi i nënës së Ilaria Sulës pas dënimit të vrasësit: Shpresoj se tani ajo është në paqe

“Bleve shtëpi 240 mijë € sa u bëre deputete!”, Zegjineja i përgjigjet komentusit: Ku bazohesh?

Emri i Sokrat Vatës rezulton të jetë përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion.

Sipas të dhënave nga autoritetet britanike, më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling. Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa.

Vetëm 17 ditë më vonë, më 30 prill 2024, Vata u përfshi sërish në një ndjekje policore në Cambridge. Ai po drejtonte një Toyota RAV4 gri të raportuar të vjedhur dhe, pasi policia tentoi ta ndalonte, u largua me shpejtësi.

Ndjekja vijoi në disa rrugë të qytetit. Vata ndaloi për pak kohë për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road, ku u largua me vrap dhe hodhi një pako me kokainë në një shkurre.

Policia e gjeti më vonë të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u zbuluan edhe targa. Vata rezultoi gjithashtu pozitiv për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës.

Tashmë, emri i tij është rikthyer në vëmendje pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku një turist i ri francez humbi jetën. Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e 29-vjeçarit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Mesazhi i nënës së Ilaria Sulës pas dënimit të vrasësit: Shpresoj se tani ajo është në paqe

27 Tetor, 2026
Lajme

“Bleve shtëpi 240 mijë € sa u bëre deputete!”, Zegjineja i përgjigjet komentusit: Ku bazohesh?

27 Tetor, 2026
Bota

Shkrirja e akullnajave në Itali zbulon bomba të Luftës së Parë botrore dhe trupa ushtarësh

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Hakerët tentojnë të depërtojë në sistemin e Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA

27 Tetor, 2026

Mesazhi i nënës së Ilaria Sulës pas dënimit të vrasësit: Shpresoj se tani ajo është në paqe

27 Tetor, 2026

Xhaka rikthehet te Zvicra pas pezullimit, kapiteni sërish në dispozicion të Yakin

27 Tetor, 2026

Lamine Yamal thyen heshtjen pas zhgënjimit në Topin e Artë: “Gjërat e mira kërkojnë kohë”

27 Tetor, 2026

“Bleve shtëpi 240 mijë € sa u bëre deputete!”, Zegjineja i përgjigjet komentusit: Ku bazohesh?

27 Tetor, 2026

Barcelona ndëshkohet pas ankesës së Atlético Madrid për çështjen Julián Álvarez

27 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Izrael nuk pritet të sjellin ndryshim për palestinezët

27 Tetor, 2026

Armëpushimi hyn në fuqi në qytetin ukrainas ku banorët hanin barishte për të mbijetuar

27 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.