• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Hakmarrja” online e “revolucionarëve”, sulm me review negative ndaj bizneseve shqiptare, Policia nis hetimet: Përgjegjësit do të përballen me ligjin

9 Korrik, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë thirrje për të sulmuar artistë dhe këngëtarë, të cilët sipas nismëtarëve të këtyre thirrjeve nuk janë bërë pjesë e protestave që prej 40 ditësh po zhvillohen në Tiranë. Madje, situata ka shkuar deri në kërkesa për vendosjen e vlerësimeve negative online ndaj bizneseve të emrave të njohur, me qëllim dëmtimin e reputacionit të tyre në platformat digjitale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëndër Hita, i cili në një konferencë për mediat ka bërë me dije se autoritetet kanë nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur nëse pas këtyre veprimeve qëndrojnë grupe personash të cilët e kanë “ideuar” në kokën e tyre këtë nismë për të dëmtuar bizneset.

Nga të dhënat paraprake të administruara nga strukturat e specializuara, sipas Hitës  rezulton se janë identifikuar mijëra llogari që po analizohen për të përcaktuar nëse kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe me një qëllim të caktuar.

Lexo edhe:

E rëndë në Shkodër/ Burri vret bashkëshorten, arrestohet nga policia

RIKTHEHET në skenë Ervis Martinaj, emri i tij del në dosjen “ARUBA” dhe në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…(DETAJE)

“Janë evidentuar raste ku e njëjta llogari ka publikuar, brenda një kohe shumë të shkurtër, vlerësime negative për biznese në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Sarandën, Elbasanin, Shkodrën dhe Korçën.

Sinkronizimi kohor, ngjashmëria e përmbajtjes dhe mënyra e shpërndarjes së aktivitetit përbëjnë tregues kyç që po analizohen nga grupi hetimor për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar.

Një aktivitet i tillë, nëse provohet se është i qëllimshëm, nuk cenon vetëm interesat e bizneseve të prekura, por prek dhe konkurrencën e ndershme, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si destinacion turistik”, ka bërë me dije kryepolici, duke paralajmëruar ndëshkim maksimal para ligjit për të gjithë personat që qëndrojnë pas kësaj.

Pjesë nga fjala e Hitës:

Siç kemi premtuar, Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në një komunikim të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm me qytetarët dhe opinionin publik, duke informuar në kohë për çdo çështje që prek sigurinë publike, interesin e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në kuadër të këtij angazhimi, sot jam para jush, për të bërë publik një shqetësim serioz, i cili lidhet me një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike.

Kjo veprimtari, nëse konfirmohet nga hetimet, rrezikon të dëmtojë jo vetëm biznese të caktuara, por dhe sektorin e turizmit dhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe mikpritës.

Gjatë ditëve të fundit, strukturat tona të luftës kundër krimeve kibernetike kanë evidentuar një aktivitet të dyshuar të koordinuar në platformat online, i cili konsiston në publikimin masiv të vlerësimeve (revieës) dhe komenteve negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Nga veprimet e para verifikuese, administrimi i kallëzimeve dhe analiza e të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, rezultojnë indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar në platformat ndërkombëtare të vlerësimit të hoteleve, restoranteve, resorteve dhe destinacioneve turistike.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, këto llogari dyshohet se kanë publikuar në masë, komente dhe vlerësime negative, me qëllim krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin artificial të reputacionit online të bizneseve shqiptare.

Nga analiza fillestare rezultojnë mbi 10 000 llogari në rrjetet sociale me modele aktiviteti të dyshimtë, të cilat janë aktualisht objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit.

Konkretisht një pjesë e konsiderueshme e llogarive dyshohet se janë krijuar rishtazi dhe janë përdorur në funksion të kësaj veprimtarie, por ka dhe llogari me profile të sakta, të cilat janë identifikuar nga ana jonë dhe po vijojnë veprimet hetimore.

Janë evidentuar raste ku e njëjta llogari ka publikuar, brenda një kohe shumë të shkurtër, vlerësime negative për biznese në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Sarandën, Elbasanin, Shkodrën dhe Korçën.

Sinkronizimi kohor, ngjashmëria e përmbajtjes dhe mënyra e shpërndarjes së aktivitetit përbëjnë tregues kyç që po analizohen nga grupi hetimor për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar.

Një aktivitet i tillë, nëse provohet se është i qëllimshëm, nuk cenon vetëm interesat e bizneseve të prekura, por prek dhe konkurrencën e ndershme, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si destinacion turistik.

Turizmi është një sektor strategjik i ekonomisë kombëtare dhe një aset i rëndësishëm i imazhit ndërkombëtar të vendit tonë. Çdo përpjekje e organizuar për të manipuluar përceptimin publik, për të dëmtuar bizneset shqiptare apo për të cenuar interesin ekonomik të vendit, do të trajtohet me prioritet maksimal nga Policia e Shtetit.

Në këtë kuadër, kam urdhëruar strukturat e specializuara, veçanërisht ato të Hetimit të Krimit Kibernetik, që të vijojnë me intensitet të lartë veprimet procedurale për identifikimin e autorëve dhe personave që qendrojnë pas kësaj veprimtarie, gjurmimin e infrastrukturës teknike të përdorur, analizimin e lidhjeve ndërmjet llogarive, evidentimin e mënyrës së organizimit, sigurimin dhe administrimin e provave dixhitale, si dhe bashkëpunimin me platformat online dhe partnerët ndërkombëtarë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Materialet procedurale do t’i referohen organit të Prokurorisë, pasi nga të dhënat e administruara ekzistojnë dyshime për elemente të veprave penale në fushën e krimeve kompjuterike, si dhe dëmtimit të interesave ekonomike dhe reputacionit.

Dua ta bëj të qartë se çdo person që do të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm, pavarësisht vendndodhjes së tij, do të përballet me forcën e ligjit.

Në emër të Policisë së Shtetit, iu bëj thirrje administratorëve të hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera turistike që kanë konstatuar raste të ngjashme, të paraqesin kallëzim pranë strukturave tona të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të ruajnë çdo provë elektronike që mund t’i shërbejë hetimit.

Nga Kategoria

Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Burri vret bashkëshorten, arrestohet nga policia

9 Korrik, 2026
Aktualitet

RIKTHEHET në skenë Ervis Martinaj, emri i tij del në dosjen “ARUBA” dhe në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…(DETAJE)

9 Korrik, 2026
Kryesore

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës

9 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Hakmarrja” online e “revolucionarëve”, sulm me review negative ndaj bizneseve shqiptare, Policia nis hetimet: Përgjegjësit do të përballen me ligjin

9 Korrik, 2026

E rëndë në Shkodër/ Burri vret bashkëshorten, arrestohet nga policia

9 Korrik, 2026

RIKTHEHET në skenë Ervis Martinaj, emri i tij del në dosjen “ARUBA” dhe në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…(DETAJE)

9 Korrik, 2026

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës

9 Korrik, 2026

Ndodh në Gramsh/ Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur!

9 Korrik, 2026

Rama publikon momente nga Samiti i NATO-s, takime të ngrohta me Melonin dhe Erdogan

9 Korrik, 2026

Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol godet rrjete ndërkombëtare kriminale, 5.800 të arrestuar

9 Korrik, 2026

Sot gjyqi në themel, Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, zbulon bluzën me mbishkrimin ‘it’s a wonderful day’

9 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.