Pep Guardiola ka reaguar pas vendimit që shpalli Manchester Cityn fajtor për shkeljet financiare të kryera gjatë periudhës 2009-2018, duke shprehur mbështetje të plotë për ish-klubin e tij.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, trajneri spanjoll bëri të qartë se vazhdon të qëndrojë në krah të Cityt edhe në këtë moment të vështirë.
“Dua që çdo tifoz i Manchester Cityt në botë ta dijë se jam këtu, më shumë se kurrë. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në mbështetje të klubit tim, pronarit, presidentit, Ferranit, lojtarëve, stafit, Enzos dhe tifozëve. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Guardiola.
Mesazhi merr rëndësi të veçantë pasi një pjesë e periudhës së tij në drejtimin e Cityt përfshihet në sezonet e shqyrtuara në çështjen financiare.
Manchester City reagoi ndaj postimit të ish-trajnerit me një zemër në ngjyrën karakteristike të klubit.










