• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës për të mos u ekstraduar në Shqipëri

20 Nëntor, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Brazilit ka rrëzuar kërkesat e fundit të mbrojtjes së Ervin Matës për të penguar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar as argumentin për kërkesën e azilit dhe as pretendimin se dorëzimi i tij duhet të presë përfundimin e një hetimi penal në Brazil.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, avokatët e Matës kërkuan pezullimin e ekstradimit për shkak të një aplikimi për azil në Brazil. Por gjykatësi Alexandre de Moraes thekson se plotësimi i një formulari elektronik nuk përbën kërkesë zyrtare për marrjen e statusit të refugjatit.

Lexo edhe:

Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali, nën hetim 5 persona, mes tyre drejtuesit e kantierit

Hendeku gjinor në punësim/ Dibra, Elbasani dhe Vlora, me diferencat më të mëdha

Sipas vendimit, kërkesa nuk ishte formalizuar, pasi Ervin Mata nuk ishte paraqitur personalisht pranë Policisë Federale për të konfirmuar aplikimin. Autoritetet braziliane kishin refuzuar përpunimin e tij për shkak të mungesës së kësaj procedure. Për rrjedhojë, gjykatësi nuk gjeti arsye ligjore për të pezulluar ekstradimin për shkak të pretendimit për azil.

Mbrojtja tentoi të ndalonte dorëzimin e tij edhe për një tjetër arsye. Avokatët kërkuan që ekstradimi të mos kryhej deri në përfundimin e një hetimi penal në Gjykatën Federale të Sao Jose dos Campos. Edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Alexandre de Moraes, i cili argumentoi se ekzistenca e hetimeve penale në Brazil nuk përbën pengesë për ekstradimin.

Çështja e Ervin Matës është shqyrtuar më parë nga Gjykata Supreme, e cila në gusht 2026 miratoi njëzëri kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij. Pas rrëzimit të ankimeve të mbrojtjes, vendimi mori formë të prerë më 20 tetor.

Me vendimin e fundit, gjykatësi Alexandre de Moraes ka mbyllur edhe një tjetër përpjekje të mbrojtjes për të bllokuar procedurën në gjykatë. Ai ka urdhëruar njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë Publike të Brazilit.

Tashmë, përgjegjësia për vijimin e procedurës dhe realizimin e dorëzimit të Ervin Matës i takon autoriteteve ekzekutive braziliane. Ekstradimi mbetet i kushtëzuar nga vendimi diskrecional i Presidentit të Brazilit dhe garancitë që duhet të paraqesë Shqipëria.

Policia braziliane e ka arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptare Ervin Matën, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal./ EuronewsAlbania

Nga Kategoria

Bota

Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali, nën hetim 5 persona, mes tyre drejtuesit e kantierit

20 Nëntor, 2026
Aktualitet

Hendeku gjinor në punësim/ Dibra, Elbasani dhe Vlora, me diferencat më të mëdha

20 Nëntor, 2026
Screenshot
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, por e kemi lënë për të hënën

20 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës për të mos u ekstraduar në Shqipëri

20 Nëntor, 2026

Vdekja e punëtorit shqiptar në Itali, nën hetim 5 persona, mes tyre drejtuesit e kantierit

20 Nëntor, 2026

Peshku dhe vezët në tavolinën e punës, cilat ushqime po kthehen në tabu në zyrë?

20 Nëntor, 2026

Pas debutimit rekord, aksionet e Anthropic bien në ditën e dytë të tregtimit

20 Nëntor, 2026

Hendeku gjinor në punësim/ Dibra, Elbasani dhe Vlora, me diferencat më të mëdha

20 Nëntor, 2026

“Çfarë ndodh në GTA 6, mbetet në GTA 6”, policia amerikane paralajmëron lojtarët të mos kopjojnë krimet në jetën reale

20 Nëntor, 2026

Raketa ruse godet Poloninë gjatë stërvitjeve ushtarake të aleatëve të Ukrainës, Tusk flet për provokim

20 Nëntor, 2026

Zidane pas shortit me Spanjën: “Nuk është hakmarrje për Botërorin”

20 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.