• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 27 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

27 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë Federale të Brazilit për çështjen e ekstradimit të Ervin Matës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjykata e Lartë Federale e Brazilit ka vendosur të mbajë në fuqi arrestin parandalues me qëllim ekstradimi ndaj shtetasit shqiptar Ervin Mata, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për heqjen e masës së arrestit dhe zëvendësimin e saj me masa të tjera shtrënguese.

Vendimi mban datën 21 korrik 2026 dhe është marrë nga ministri Alexandre de Moraes, relator i çështjes së ekstradimit nr. 1.925, ku kërkues është Qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe:

Shehaj rrëmbeu dokumentin, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin

Pse një puthje nga prindi është më e rëndësishme sesa mendoni

Sipas dokumentit gjyqësor, Shqipëria kërkon ekstradimin e Ervin Matës për procedim penal për veprat e dyshuara të trafikut të lëndëve narkotike, kryerjes së veprave penale në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në vendim përshkruhet e gjithë kronologjia e procedurës. Gjykata bën të ditur se masa e arrestit parandalues ndaj Matës ishte caktuar më 11 mars 2025, ndërsa arrestimi i tij nga Policia Federale braziliane u ekzekutua më 25 prill 2026.

Pas arrestimit, Gjykata e Lartë Federale zhvilloi procedurat për marrjen në pyetje të personit të kërkuar për ekstradim, ndërsa mbrojtja paraqiti kundërshtimet e saj dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës për ekstradim ose zëvendësimin e arrestit me masa alternative.

Avokatët e Ervin Matës pretenduan se Shqipëria nuk kishte respektuar afatin ligjor për formalizimin e kërkesës për ekstradim. Sipas tyre, duhej të shqyrtoheshin edhe çështje të tjera që lidhen me juridiksionin për veprën e pretenduar penale.

Gjykata e Lartë braziliane nuk e pranoi këtë argument. Në arsyetimin e tij, ministri Alexandre de Moraes thekson se nga aktet rezulton se kërkesa formale për ekstradim ishte protokolluar pranë autoriteteve braziliane më 7 mars 2025 dhe ishte rikonfirmuar përmes Notës Verbale nr. 46/2026 të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, të përcjellë më 2 korrik 2026.

Sipas vendimit, kjo dokumentacion dëshmon vazhdimësinë e interesit të shtetit shqiptar për ekstradimin dhe përmbushjen e kërkesave procedurale. Gjykata i referohet edhe qëndrimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Brazilit, e cila kishte dalë në favor të pranimit të kërkesës për ekstradim dhe kundër lirimit të Ervin Matës.

Në vendim argumentohet se arresti parandalues në procedurat e ekstradimit është një masë thelbësore për të garantuar që personi i kërkuar të jetë në dispozicion të autoriteteve dhe për të mundësuar zbatimin e një vendimi të mundshëm pozitiv për ekstradimin.

Ministri Alexandre de Moraes vlerëson se në rastin konkret nuk ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme që do të justifikonin heqjen e arrestit, duke përmendur edhe rrezikun e largimit të personit të kërkuar.

Në përfundim, Gjykata e Lartë Federale e Brazilit vendosi:

– rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e arrestit parandalues ndaj Ervin Matës;

– moszëvendësimin e arrestit me masa të tjera sigurie;

– rrëzimin e kërkesave të mbrojtjes për veprime të tjera hetimore.

Me këtë vendim, Ervin Mata mbetet në arrest në Brazil, ndërsa vijon shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Vendimi i Gjykatës së Lartë braziliane lidhet vetëm me masën procedurale gjatë procesit të ekstradimit dhe nuk përbën një vendim mbi fajësinë ose pafajësinë e tij për akuzat e ngritura nga autoritetet shqiptare.

Nga Kategoria

Aktualitet

Shehaj rrëmbeu dokumentin, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin

27 Korrik, 2026
Ekstra

Pse një puthje nga prindi është më e rëndësishme sesa mendoni

27 Korrik, 2026
Kryesore

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës!

27 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

27 Korrik, 2026

Liverpooli në alarm për mbrojtjen, Iraola duhet të ndërhyjë në merkato

27 Korrik, 2026

Shehaj rrëmbeu dokumentin, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin

27 Korrik, 2026

Infantino kritikëve: “Meditoni, lutuni ose shikoni futboll, në vend që të shpërndani urrejtje”

27 Korrik, 2026

Goli spektakolar ndaj Argjentinës shpallet më i bukuri i Botërorit 2026

27 Korrik, 2026

Shqipëria pritet të blejë pajisje e sisteme luftarake amerikane, ja çfarë parashikon kredia 302 mln USD nga SHBA-të

27 Korrik, 2026

Tërmet te Italia, Pirlo del nga gara dhe Maldini vihet në vështirësi

27 Korrik, 2026

Mbappé prek Francën me letrën e hapur: “Dhemb, nuk do t’ju gënjej”

27 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.