• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Teknologji

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit

18 Shkurt, 2025
tek Teknologji
Share on FacebookShare on Twitter

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi është ky? Epo shumë njerëzve u është bërë fiksim që ta kenë 100% shumicën e kohës. Të tjerë e kanë bërë zakon që ta fusin në karikim pasi të flenë gjumë. Por a e dini që këto janë gabim?

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në këtë artikull, do të hedhim pak dritë për të gjithë ju që jeni të interesuar si ta mbani sa më mirë celularin dhe jetëgjatësia e baterisë të jetë sa më e madhe.

Po e nisim me llojin e baterive.

Lexo edhe:

Meta “fik dritat”, bien në të gjithë botën rrjetet sociale

Pas ChatGPT, Mira Murati po krijon teknologji që flet si njeri në kohë reale

Celularët përdorin baterinë litium-jon, njësoj si edhe laptopët dhe shumë pajisje të tjera teknologjike ditët e sotme. Teknologjia litium-jon u zbulua në vitet ’70 dhe filloi të bëhej pjesë integrale e teknologjive portabël, pra të lëvizshme, në vitet ’90.

Me pak fjalë këto bateri mund të mbajnë një sasi të madhe energjie në një hapësirë të vogël, duke u karikuar shpejt dhe duke rënë më avash se llojet e tjera të baterive.

Po si punojnë ato?

Një bateri bën elektricitet nga një reaksion kimik. Kur e karikoni e përdorin elektricitetin për të ndryshuar reaksionin. Bateria ka tre pjesë kyçe; dy elektroda (anodën dhe katodën) dhe një elektrolit. Kur përdorni celularin, jonet litium lëvizin nga anoda në katodë përmes elektroliteve. E kundërta ndodh kur futet në karikim.

Por pavarësisht se këto lloj baterish janë më të mira se llojet e tjera nuk do të thotë se janë perfekte.

Për shembull; siç mund ta keni vënë re me kalimin e viteve jetëgjatësia e baterisë përkeqësohet. Kjo sipas ekspertëve ndodh për shkak të konsumit të brendshëm elektrokimik. Reaksioni kimik që mbush bateritë, bën po ashtu që me kalimin e kohës të degradojnë.

Pra me pak fjalë, që nga dita e parë që nis ta përdorësh, bateritë nisin të bien. Zakonisht bateritë zgjasin rreth 500 cikle karikimi, ose rreth dy deri në tri vite para se kapaciteti i tyre të zvogëlohet.

Në vitin 2023, BE prezantoi një ligj të ri dhe nga 2027 i kërkon prodhuesve që të sigurojnë se klientët mund të heqin dhe zëvendësojnë bateritë në smartfonë, tabletë dhe pajisje të tjera elektronike pa ndihmën e specialistëve.

Kjo na kthen pas te celularët e vjetër që mjafton t’u hiqnim bateritë nga mbrapa dhe t’i ndërronim.

Por ka edhe disa gjëra që ne mund të bëjmë për të ruajtur jetëgjatësinë e baterive. Po ua prezantojmë këtu:

E para gjë është se nuk duhet të fiksohemi me mbushjen e baterisë në kapacitetin maksimal, pra 100%. Kjo i dëmton këto lloj baterish sipas ekspertëve. Më e mira për jetëgjatësinë e baterisë do ishte nëse karikimi do të qëndronte mes 20 deri në 80%.

Kjo është arsyeja që shumë ekspertë rekomandojnë që celulari të karikohet brenda ditës. Pra duhet të mos jetë bosh, por as plot. Me pak fjalë diçka e mesme.

Shumë celularë i kanë të integruar vetë sistemet që nuk e lejojnë karikimin të shkojë mbi 80%.

Një rol të rëndësishëm luan edhe temperatura. I nxehti dhe i ftohti ekstrem mund të çojnë në degradimin e elektrodave duke ndikuar edhe në katodë. Kjo është arsyeja pse këshillohet që celulari të mos përdoret gjatë kohës që karikohet.

As vendosja e celularit në jastëk ose batanije nuk është ideja më e mirë sepse do ta ngrohë më tepër (plus ka edhe një rrezik zjarri).

Problem janë edhe karikuesit super të shpejtë. Sipas ekspertëve, përtej komoditetit që ofrojnë, përdorimi i tyre i shpeshtë mund të jetë i dëmshëm. Për këtë arsye do ishte më e mirë të përdoreshin karikuesit e rekomanduar nga prodhuesit e celularit.

Nga Kategoria

Kryesore

Meta “fik dritat”, bien në të gjithë botën rrjetet sociale

12 Qershor, 2026
Kryesore

Pas ChatGPT, Mira Murati po krijon teknologji që flet si njeri në kohë reale

11 Qershor, 2026
Bota

Vetëm 640 mijë $, Ferrari prezanton makinën e re 100% elektrike

27 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

18 Qershor, 2026

Zyrtare: Chivu qëndron në krye të Interit, rinovon deri në vitin 2028

18 Qershor, 2026

Emiratet e Bashkuara Arabe ndalojnë rrjetet sociale për të miturit

18 Qershor, 2026

Një ditë pas marrëveshjes, SHBA njofton heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

18 Qershor, 2026

Çekia dhe Afrika e Jugut ndahen në barazim, të dyja skuadrat luajnë gjithçka në ndeshjen e fundit

18 Qershor, 2026

Gordon zhgënjen Barcelonën në debutim, Rashford i rrëmben skenën me Anglinë

18 Qershor, 2026

Tensione gjatë protestës, përplasje verbale me simpatizantë të PD dhe deputetin Ardit Bido

18 Qershor, 2026

Motra e Ronaldos reagon pas zhgënjimit të Portugalisë: Kjo Kupë Bote është e çuditshme

18 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.