Edhe pse sezoni i ri televiziv ka nisur prej më shumë se dy javësh, dhe gazetarët janë rikthyer në ekran pas shkëputjes për pushimet e gushtit, ky sezon duket se ka ardhur me disa ndryshime.
Gazetari i njohur dhe autori i emisionit “Të Pa Ekspozuarit”, Ylli Rakipi, nuk ka transmetuar asnjë emision gjatë këtyre ditëve.
Emisioni “TPZ” transmetohej në “MCN TV”, por duket se këtë vit gjërat kanë ndryshuar. Sipas raportimeve, Ylli Rakipi është larguar nga televizini dhe nuk do të jetë më pjesë e produksionit.
Ende nuk ka detaje se ku do ta shohim Rakipin këtë sezon, por largimi i tij është ndjerë nga një pjesë e qytetarëve dhe ndjekësve besnikë të emisionit të tij.
Vetë gazetari nuk ka bërë një reagim lidhur me këtë rast.











