• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 27 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Festa e Pashkëve dhe Simbolika e Vezës së Kuqe e Bukës së Pashkës

20 Prill, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Besimtarët e Krishterë kremtojnë sot festën e Pashkës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pashkët janë një ndër festat më të rëndësishme të besimit të krishterë dhe simbolizohen veçanërisht nga veza e kuqe e Pashkës dhe buka tradicionale e Pashkës.

Veza e kuqe është simboli kryesor i kësaj feste, pasi përfaqëson jetën dhe ringjalljen. Ajo ka një histori po aq të hershme sa vetë Krishtërimi, prandaj edhe është pranuar nga Kisha si një shenjë e Ringjalljes së Krishtit. Por përse pikërisht veza?

Lexo edhe:

U kërkonte 10 mijë euro për një banesë familjeve të prekura nga tërmeti, arrestohet 45-vjeçarja

Me armë dhe makinë të blinduar, tentoi t’u largohet policëve, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

Veza, në thelb të saj, përfaqëson jetën e fshehur, që fle e qetë brenda lëvozhgës deri në momentin kur shpërthen për të dalë në dritë – ashtu si Krishti që u ringjall nga varri. 

Ngjyra e kuqe përfaqëson flijimin, dhe në këtë kontekst lidhet me gjakun e Krishtit, si simbol i fitores mbi vdekjen, gëzimit, dhe shpresës për jetë të përjetshme.

Sipas një gojëdhëne të vjetër të Kishës, kur Maria Magdalena shkoi te Pilati për t’i treguar për ringjalljen e Krishtit, ajo i dhuroi një shportë me vezë të bardha, sipas zakonit të kohës. Pilati i tha: “Sa mund të bëhen të kuqe vezët që solle, aq është e vërtetë ngjallja e Krishtit.” Dhe në atë çast, vezët morën ngjyrë të kuqe – një mrekulli që u përhap si dëshmi e besimit.

Në shumë kultura të lashta – si ajo egjiptiane, indiane, babilonase, greke dhe kineze – veza është parë si fillimi i jetës dhe burimi i krijimit të gjithësisë. Në mitologjinë bullgare, për shembull, dielli përshkruhet si një “vezë hyjnore”, ndërsa në tregime të tjera koha është “pula” dhe yjet janë “vezët” që ajo prodhon. Këto përfytyrime theksojnë forcën magjike dhe shpirtërore që i është atribuar vezës ndër shekuj.

Sipas traditës shqiptare, vezët ngjyrosen të Enjten e Madhe, zakonisht nga gruaja më e moshuar e shtëpisë. Ajo ndez një qiri, dhe teksa kryqon vezën e parë me gishtin e lagur në ngjyrë, thotë: “Dhëntë Zoti, mot përsëri të presim vezën e kuqe!”

Kjo vezë e parë, e kuqe, ka një domethënie të veçantë: me të preken buzët e fëmijëve dhe nuseve të reja, për shëndet, bukuri dhe mbrojtje nga syri i keq. Ajo vendoset në një vend të dukshëm të shtëpisë për të sjellë begati dhe mirëqenie, dhe shërben si ushqimi i parë pas një agjërimi të gjatë.

Sot, në disa tradita të krishtera, veçanërisht në ato katolike, vezët lyhen me ngjyra të ndryshme, duke simbolizuar ngjyrat e pranverës dhe dritën e diellit. Megjithatë, në Kishën Ortodokse, ngjyra e kuqe mbetet thelbësore, si shenjë besnikërie ndaj simbolikës së sakrificës dhe ringjalljes.

Së bashku me vezën, në Pashkë përgatitet edhe buka e Pashkës. Ajo gatuhet enkas për këtë ditë, dhe në qendër të saj vendoset një vezë e kuqe – një detaj simbolik që përfaqëson gëzimin, ëmbëlsinë dhe bekimin që sjell kjo festë. Buka e Pashkës është një lutje e ngrënë, një urim për dashuri, shëndet dhe jetë të re.

Nga Kategoria

Aktualitet

U kërkonte 10 mijë euro për një banesë familjeve të prekura nga tërmeti, arrestohet 45-vjeçarja

27 Gusht, 2026
Aktualitet

Me armë dhe makinë të blinduar, tentoi t’u largohet policëve, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

27 Gusht, 2026
Aktualitet

Përplasi për vdekje 1-vjeçaren gjatë manovrës me makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U kërkonte 10 mijë euro për një banesë familjeve të prekura nga tërmeti, arrestohet 45-vjeçarja

27 Gusht, 2026

Me armë dhe makinë të blinduar, tentoi t’u largohet policëve, arrestohet 41-vjeçari në Lezhë

27 Gusht, 2026

Ngërçi politik në Kosovë, BE përsërit apelin: Formoni institucionet!

27 Gusht, 2026

Përplasi për vdekje 1-vjeçaren gjatë manovrës me makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

27 Gusht, 2026

Vdekje rekord nga vala e të nxehtit në Gjermani, mbi 15,800 viktima

27 Gusht, 2026

Rama mbledh qeverinë, një ditë para mbledhjes së ministrave dhe drejtuesve politikë në PS

27 Gusht, 2026

“Agasi rrezik edhe për NATO-n”/ Berisha: Të dhënat e TIMS ua dha armiqve

27 Gusht, 2026

Egnatia luan sot për historinë, gjithçka vendoset në Norvegji

27 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.