• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Ermal Beqiraj me kështjellë 2 mln €, Endri Meksi: Ai 10 mln € i bëri vetëm çokollata

4 Gusht, 2026
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, për zbulimin në Francë të kështjellës me vlerë 2.6 milionë euro të Ermal Beqirit, thotë se ai ka tentuar të futet në aristokracinë franceze.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai theksoi se është e rëndësishme t’i jepet kohë SPAK-ut për të pasuruar dosjen dhe për të gjurmuar pasuritë e dyshuara jashtë vendit.

Meksi shton se Beqiri ka pasur ndikim të madh në institucionet shtetërore, veçanërisht në AKSHI, duke e cilësuar rastin si një shembull të kapjes së shtetit, për shkak se ka punësuar gjithë kompaninë e tij te AKSHI.

Lexo edhe:

Dash Sula i bindur: PD do t’i humbë zgjedhjet e vitit 2029, do shkrihet fare si parti

Projekligji i “papritur”! Guvernatori i Bankës mos arrestohet pa lejen e Kuvendit nëse shpërdoron detyrën…

Sipas tij, aksesi i Beqirit në të dhënat shtetërore ka krijuar mundësi për shantazh dhe dëmtim të administratës publike.

Ai shtoi se arrestimi i Beqirit ka shkaktuar shqetësim te shumë persona në Tiranë, pasi sipas tij tregon se SPAK po vepron ndaj figurave me ndikim.

Meksi u shpreh gjithashtu se hetimet mund të zbulojnë nëse persona të administratës apo figura publike kanë vizituar pronën e Beqirit në Francë. Në përfundim, ai vlerësoi punën e SPAK-ut dhe bëri thirrje që institucionit t’i lihet koha e nevojshme për të çuar hetimet deri në fund.

Pjesë nga deklarata:

Vlera e kështjellës në vetvete është vlerë në treg, por ka dhe më të lira në zona më të paaksesueshme nga 400-500 mijë euro. Termi kështjellë është pak i keqpërdorur për të ilustruar më me forcë, është vilë e madhe.

Mund të themi që është futur në aristokracinë e zonës. Ka tentuar. Vlera është pak e ulët se i mungojnë 22 milionë euro që i shkuan zotit Agasi dhe 10 milionë euro për çokollata dhe milionat e tjera të eurove që i shkuan zotit Beqiri.

SPAK e ka bërë punën e vetë pothuajse tërë kohësh. Javën e kaluar zoti Berisha, Këlliçi dhe funksionarë të tjerë të PD, nxituan të thoshin që SPAK nuk e ka shpallur në kërkim zotin Beqiri. Por SPAK e ka shpallur në kërkim Interpol dhe zyrat përkatëse franceze për të ndihmuar në gjurmimin e zotit Beqiri.

Askush nga ne nuk ka informacion se kur SPAK ka rënë në gjurmimin e llogarive bankare dhe pasuritë imobiliare. Është shumë e rëndësishme ti lihet kohë strukturave hetimore të SPAK për ta pasuruar këtë dosje.

Vlera e parave që ka kaluar nga AKSHI te ky grupim është shumë e madhe. Do të ishte hera e parë e SPAK e gjurmimit të këtyre aseteve. Në Shqipëri prej shumë vitesh ka qarkulluar ideja e pandëshkueshmërisë. Zoti Beqiri ka pasur akses në instanca shtetërore, ku pak njerëz kanë pasur akses në institucione.

Zoti Beqiri ka punësuar tërë kompaninë e tij te AKSHI. Kjo është hera e parë që vijnë prova për një formë të kapjes së shtetit. Zoti Beqiri ka akses në të dhënat e qytetarëve shqiptarë në nivele asnjëherë të realizuara.

Ai ka shantazhuar nëpunësit e shtetit në rangje shumë të larta. Se me këtë akses, ka pasur shumë akses dhe ka bërë shumë dëme në administratën shqiptare. Padyshim arrestimi i tij ka trazuar shumë shpirtra në Tiranë, ka shqetësuar shumë njerëz. Ka shqetësuar dhe për vetëm faktin që SPAK po vepron.

Zoti Beqiri në një formë arrogance të paparë qarkullonte me kaçator mbi një central bërthamor. Pse ky personi mashtronte me lehtësi në AKSHI Ky zotëri është përfshirë dhe më parë në aferat e drejtësisë që nga afera Prifti-Meta. Ku e gjente këtë garanci konstante?

U desh struktura e SPAK, kjo dosje ka prekur sisteme nga më të ndryshme të shtetit shqiptar dhe për mua do mbetet në Pole Position dhe për mua SPAK po bën një punë cilësore. Unë them duhet të brohorasim për sukses dhe ti lëmë kohë SPAK për më shumë.

I pyetur nëse ka patur vizitorë me status publik nga Shqipëria në vilën e Beqirit, Meksi shprehu bindjen se SPAK do hetojë.

Siç është rasti i zonjës Karçanaj që është ndjekur, besoj se dhe zoti Beqiri është ndjekur dhe nëse ka pasur të tilla raste, SPAK do i zbulojë në një moment të dytë.

Do dimë në vijim nëse ka pasur persona privatë të dyshimtë, apo të administratës që kanë vizituar kështjellën e zotit Beqiri.

Nga Kategoria

Lajme

Dash Sula i bindur: PD do t’i humbë zgjedhjet e vitit 2029, do shkrihet fare si parti

27 Tetor, 2026
Aktualitet

Projekligji i “papritur”! Guvernatori i Bankës mos arrestohet pa lejen e Kuvendit nëse shpërdoron detyrën…

27 Tetor, 2026
Analizë

“Ferma e Kodrës, Një përrallë për të rriturit”

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dash Sula i bindur: PD do t’i humbë zgjedhjet e vitit 2029, do shkrihet fare si parti

27 Tetor, 2026

Projekligji i “papritur”! Guvernatori i Bankës mos arrestohet pa lejen e Kuvendit nëse shpërdoron detyrën…

27 Tetor, 2026

“Ferma e Kodrës, Një përrallë për të rriturit”

27 Tetor, 2026

Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 janari?

27 Tetor, 2026

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës

27 Tetor, 2026

Nuk ka fitues të qartë në zgjedhjet në Izrael, asnjë parti nuk merr shumicën

27 Tetor, 2026

Hakerët tentojnë të depërtojë në sistemin e Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA

27 Tetor, 2026

Mesazhi i nënës së Ilaria Sulës pas dënimit të vrasësit: Shpresoj se tani ajo është në paqe

27 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.