• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 17 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Eno Bozdo publikon formularin: PS dhe drejtuesit e insitucioneve presion punonjësve të sigurojnë secili nga 10 vota të shqiptarëve të diasporës

19 Tetor, 2024
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka publikuar një formular për të cilin deklaron se drejtues të Partisë Socialiste në Berat po i bëjnë presion administratës për të siguruar të paktën 10 vota nga shqiptarë në emigrim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Eno Bozdo:

Formulari që shihni në ekran po i shpërndahet administratës publike, qëndrore dhe vendore të Beratit, dhe po ashtu të gjithë punonjësve të enteve publike në Berat.

Lexo edhe:

Ndjesia sikur po bini kur sapo ju zë gjumi. Shkenca e shpjegon pse ndodh

“Moza tmerrësisht e dashuruar me Bujakën”/ Reagon bashkëshortja e tij: Nëse ajo e merr parasysh që ka tre fëmijë…

Partia Socialiste, drejtuesit e saj qëndrorë dhe vendorë, drejtorët e enteve publike në Berat, po i bëjnë presion çdo të punësuari në sektorin publik të plotësojë këtë formular, duke i kërkuar atyre me forcë të sigurojnë të paktën dhjetë vota të familjarëve apo miqve të tyre që janë në emigrim.

Pra, punonjësit publikë duhet të gjejnë patjetër dhjetë emra – votues të sigurt, ndryshe vendi i tyre i punës fluturon! Patronazhistët, që paguhen me paratë e shqiptarëve dhe që janë ngarkuar me detyrën e survejimit, manipulimit dhe blerjes së votës, janë hedhur në veprim. Vetëm se tani, sic edhe shikohet në formular, i quajnë “vullnetarë”.

Ekzaktësisht kur Edi Rama premton Shqipërinë në Evropë brenda vitit 2030, kur zotohet për vlerat evropiane të Shqipërisë, partia e tij po zbaton planin mesjetar të votës në këmbim të bukës së gojës, të dhunimit të pashpirt të atyre që në administratë publike punojnë për t`i shërbyer vendit dhe jo Partisë Socialiste!

Në fakt, ky skenar është i pritshëm. Edi Rama pasi provoi tre vite të zhbëjë opozitën dhe nuk ia doli, pasi mban të burgosur politik liderin e saj, e di fare mirë atë që shqiptarët mendojnë për të: ai është i urryer dhe e vetjma mënyrë për të mbajtur pushtetin, është vota e emigrantëve. Sepse shqiptarët që jetojnë këtu e njohin fare mirë korrupsionin e tij, lidhjet e tij me krimin dhe kriminelët, zhbërjen e shtetit dhe të institucioneve në emër të pushtetit të tij personal.

Por po kaq mirë e dinë edhe emigrantët shqiptarë: prindit e tyre janë pensionistë të varfëruar në skaj, arsimtarë dhe mjekë me dinjitet të nëpërkëmbur që, si në kohën e diktatorit, nuk guxojnë të kritikojnë me zë të lartë pushtetin e Edi Ramës, fermerë të lenë prej vitesh në mëshirë të fatit,.

Një thirrje për të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste, në Berat dhe më tej: cdo përpjekje për të kërcënuar apo shantazhuar punonjësit e administratës do të marrë përgjigjen e merituar. Ju do të përgjigjeni përpara popullit opozitar dhe ligjit, megjithë angazhimet e Ramës se “patronazhistët” apo “vullnetarët” janë krenaria e PS.

Sa për votën e Diasporës, sado të mundoheni, nuk do ta kontrolloni dot: emigrantët, me apo pa parti, kanë ndërtuar me shumë mund dhe dinjitet jetën e tyre atje ku ata jetojnë dhe punojnë. Ata e njohin mirë humnerën ku Edi Rama e ka hedhur vendin. Vota e tyre nuk është votë partiake, por votë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi pseudodemokratik dhe narkoshteti.

Tags: Eno bozdopd

Nga Kategoria

Ekstra

Ndjesia sikur po bini kur sapo ju zë gjumi. Shkenca e shpjegon pse ndodh

16 Maj, 2026
Lajme

“Moza tmerrësisht e dashuruar me Bujakën”/ Reagon bashkëshortja e tij: Nëse ajo e merr parasysh që ka tre fëmijë…

16 Maj, 2026
Aktualitet

Reshje të dendura/ Shembet ura në Peqin, izolohen 9 fshatra!

16 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Një tjetër zhgënjim për Ronaldo! Al-Nassr pëson humbje në finalen e AFC Champions League Two

16 Maj, 2026

Mourinho drejt Real Madrid, sfida e parë lidhet me Mbappé

16 Maj, 2026

Ndjesia sikur po bini kur sapo ju zë gjumi. Shkenca e shpjegon pse ndodh

16 Maj, 2026

Festë dhe lamtumira te Inter, disa lojtarë gati për “vallëzimin e fundit” në San Siro

16 Maj, 2026

Michael Olise shpallet lojtari i sezonit në Bundesliga

16 Maj, 2026

Mbyllet një epokë te Barcelona, Lewandowski njofton largimin në fund të sezonit

16 Maj, 2026

“Moza tmerrësisht e dashuruar me Bujakën”/ Reagon bashkëshortja e tij: Nëse ajo e merr parasysh që ka tre fëmijë…

16 Maj, 2026

Teuta siguron mbijetesën në Superiore, Daci vendos finalen e play-out ndaj Pogradecit

16 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.