• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

EMRAT/ Operacion antidrogë në Tiranë, Policia: Pesë muaj hetime, 25 arrestime, 13 të tjerë në kërkim

14 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka reaguar zyrtarisht për operacion i gjerë kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Pas 5 muajsh hetime nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Labirinti”, duke goditur një rrjet të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

44 persona janë identifikuar si pjesëtarë të grupit, të cilët vepronin të vetëm ose në bashkëpunim, duke shitur lëndë narkotike në trajta të ndryshme. 25 prej tyre u arrestuan me urdhër të gjykatës, ndërsa 6 të tjerë ishin vënë në pranga gjatë fazës hetimore. 13 persona mbeten në kërkim.

U ekzekutuan masat e sigurisë arrest me burg për shtetasit: Kristjan Resuli, Kevin Balazi, Francesko Hasanaj, Denis Sageri, Anton Lusha, Artan Rraja, Renaldo Loka, Olsjan Guri, Ardian Cara, Klaudjo Zelija, Abdyl Dule, Ervis Zuna, Kevin Beci, Feliks Dangellia, Fatjon Murataj, Klodian Dreni (Muhameti), Bojken Billa, Idriz Peti, Aurel Huna, Frans Meta, Ronaldo Dumani, Mateo Muça dhe Liman Tota.

Lexo edhe:

Dy gra kandidate për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha propozon emrat

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Erion Veliajt

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet pas 5 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti”.

Goditet një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike.

Identifikohen 44 shtetas, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre.
6 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës hetimore.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë të grupit.

Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj Cannabisi, sasi Cannabisi;
1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë, qindra fishekzjarrë, celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Si rezultat i punës hetimore intensive të kryer gjatë 5 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Labirinti”, për goditjen e një rrjeti të shitjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, konkretisht:

-K. R., 29 vjeç; K. B., 22 vjeç; F. H., 33 vjeç; D. S., 48 vjeç; A. L., 22 vjeç; A. Rr., 52 vjeç; R. L., 26 vjeç; O. G., 36 vjeç; A. C., 30 vjeç; K. Z., 32 vjeç; A. D., 23 vjeç; E. Z., 26 vjeç; K. B., 25 vjeç; F. D., 42 vjeç; F. M., 50 vjeç; K. D. (M.), 29 vjeç; B. B., 18 vjeç; I. P., 24 vjeç; A. H., 31 vjeç; F. M., 26 vjeç; R. D., 25 vjeç; M. M., 23 vjeç; L. T., 18 vjeç; 2 shtetas të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 2 kg e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Resin (çokollatë), 22 kg vaj kanabisi, sasi lënde dyshuar narkotike Cannabis, 121 200 euro ( 118 900 euro të dyshuara të vjedhura në bankë), 1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.

Gjatë operacionit janë arrestuar edhe shtetasit D. S., 21 vjeç dhe H. Z, 18 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe shtetasi S. Q.(Gj.), 30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar dhe arrestuar shtetasit: A. L., 25 vjeç; B. A., 27 vjeç; R. S., 27 vjeç; Sh. K., 61 vjeç; A. N., 26 vjeç; dhe G. P., 30 vjeç, si dhe janë sekuestruar sasi të lëndëve të ndryshme narkotike, kryesisht Kokainë.

13 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtij rrjeti, janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj verpimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dy gra kandidate për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha propozon emrat

1 Korrik, 2026
Aktualitet

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Erion Veliajt

1 Korrik, 2026
Aktualitet

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

1 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Google humbet betejën ligjore në Suedi, urdhërohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë dëmshpërblim

1 Korrik, 2026

Dy gra kandidate për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha propozon emrat

1 Korrik, 2026

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Erion Veliajt

1 Korrik, 2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

1 Korrik, 2026

Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C

1 Korrik, 2026

Shisnin drogë në plazhet e Durrësit, arrestohen dy të rinjtë

1 Korrik, 2026

I përfshirë në trafik kokaine, arrestohet shqiptari në Itali

1 Korrik, 2026

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra

1 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.