• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

E rëndë në Tropojë, katër punonjës të bashkisë i zë korrenti, një i vdekur

8 Shtator, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tropojë, ku një punonjës i Bashkisë ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punimeve për vendosjen e shtyllave të ndriçimit publik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Bujanit, në aksin rrugor Bajram Curri–Bujan, ku punonjësit e Bashkisë po kryenin punime për vendosjen e shtyllave përgjatë rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë procesit të punës, punonjësit kanë rënë në kontakt me rrjetin elektrik të transmetimit të tensionit të mesëm. Kontakti me energjinë elektrike ka shkaktuar një incident të rëndë, duke i lënë katër punonjës të dëmtuar.

Lexo edhe:

Korçë/ U arrestua dy ditë më parë për dhunimin e 4-vjeçarit në kopsht, lihet e lirë edukatorja 

Pas humbjes së Vuçiçit, a ndryshon raporti i Serbisë me Kosovën? Ja qëndrimi i Listës Studentore

Njëri prej tyre, 59 vjeçari Muhamet Sylisufaj nuk ka mundur t’u mbijetojë goditjes nga energjia dhe ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerët, Albert Dunisha 40 vjec, Ilir Dautaj 47 vjec dhe Afrim Aliaj 21 vjec janë plagosur dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupet hetimore po punojnë për të dokumentuar mënyrën se si ka ndodhur kontakti me linjën e tensionit të mesëm, si dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë gjatë kryerjes së punimeve.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik vijojnë.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjec., I. D. 47 vjec dhe A. A. 21 vjec ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Nga Kategoria

Kryesore

Korçë/ U arrestua dy ditë më parë për dhunimin e 4-vjeçarit në kopsht, lihet e lirë edukatorja 

26 Tetor, 2026
Kryesore

Pas humbjes së Vuçiçit, a ndryshon raporti i Serbisë me Kosovën? Ja qëndrimi i Listës Studentore

26 Tetor, 2026
Kryesore

‘Fitimet nga biletat do të shkojnë për kurimin e Erjonit’, Elbasani thirrje tifozëve për ndeshjen kundër Partizanit

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Korçë/ U arrestua dy ditë më parë për dhunimin e 4-vjeçarit në kopsht, lihet e lirë edukatorja 

26 Tetor, 2026

Pas humbjes së Vuçiçit, a ndryshon raporti i Serbisë me Kosovën? Ja qëndrimi i Listës Studentore

26 Tetor, 2026

“Shoqja ime më e mirë”, vajza e saj feston 20-vjetorin, Hygerta Sako emocionon me urimin: Për ty botës i ve zjarr…

26 Tetor, 2026

Goditje për Barcelonën, Xavi Espart jashtë fushave për 7 javë pas dëmtimit në El Clásico

26 Tetor, 2026

Messi mungon në ceremoninë e Topit të Artë, zbulohet arsyeja e vendimit

26 Tetor, 2026

‘Fitimet nga biletat do të shkojnë për kurimin e Erjonit’, Elbasani thirrje tifozëve për ndeshjen kundër Partizanit

26 Tetor, 2026

Pas humbjes në El Clásico, Flick merr vendimin për galanë e Topit të Artë

26 Tetor, 2026

Rrezikon shikimin pas goditjes në sy! Prokuroria e Tiranës nis hetimet për rastin e Erjon Vishkullit dhe dhunës policore

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.