Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni private, duke shkaktuar reagime entuziaste në rrjetet sociale. Këngëtarja me origjinë shqiptare ndau një seri fotografish romantike në Instagram, ku shfaqet pranë aktorit britanik, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin “Mr & Mrs”. Kjo ka sjellë një valë urimesh nga fansat e famshëm.
Në imazhet e publikuara, Dua duket mahnitëse në një fustan të bardhë elegant të Chanel, i cili kishte detaje të ndritshme dhe pupla në pjesën e poshtme, me një dizajn të hapur në shpinë. Ajo e kompletoi pamjen e saj me një vello të gjatë dhe aksesorë të veçantë në flokë. Një nga fotografitë më të prekshme tregon çiftin nën vellon e nusërisë duke ndarë një moment intim, ndërsa në një tjetër ata pozitojnë me humor, duke reflektuar atmosferën e relaksuar dhe të lumtur të ditës së veçantë.
Një tjetër fotografi tregon çifti duke u puthur jashtë ambientit të ceremonisë, me rrezet e diellit që krijojnë një ambient ngrohtë dhe romantik. Callum Turner ishte veshur me një kostum klasik të zi dhe papion, duke ruajtur elegancën tradicionale të dasmës. Ceremonia u zhvillua në një lokacion luksoz me arkitekturë klasike dhe elemente natyrore, ku çifti u shfaq i buzëqeshur dhe i emocionuar gjatë gjithë kohës.
Postimi i Dua Lipës shënoi një sukses të madh, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash, me ndjekësit e saj që uruan çiftin dhe shprehën entuziazmin për këtë kapitull të ri në jetën e këngëtares. Romanca mes Dua Lipës dhe Callum Turner u bë publike vitin e kaluar, dhe prej atëherë ata janë shfaqur së bashku në disa evente dhe dalje publike. Fotot e sotme duket se konfirmojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e tyre të dashurisë.











