Një moment tensioni është shënuar këtë të premte jashtë Gjykatës së Sarandës, ku po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë për 11 personat e arrestuar për vrasjen e turistit spanjoll, 20-vjeçarit Luis Varela.
Në qendër të incidentit është një e afërme e Sokrat Lipanit, alias Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen e të riut. Ajo është përplasur me gazetarët që po filmonin mbërritjen e të arrestuarve në gjykatë.
Në pamjet e siguruara, e afërmja shfaqet duke iu drejtuar me tone të ashpra gazetarëve, ndërsa dëgjohet të thotë: “Nuk ma ndjen fare. Do ndonjë dokument ta nxjerri?”.










