• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dorjan Teliti: Çfarë po ndodh me tenderin e “sistemit të ri të thesarit të shtetit”? Disa pyetje që duan përgjigje

7 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ngren disa pyetje për AKSHI-n mbi vonesat e pashpjegueshme disa mujore në procedurën e tenderimit të “Sistemit të Ri të Thesarit të Shtetit”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më poshtë statusi i Telitit:

ÇFARË PO NDODH ME TENDERIN E “SISTEMIT TË RI TË THESARIT TË SHTETIT”? DISA PYETJE QË DUAN PËRGJIGJE!

Lexo edhe:

Ermal Beqiri habit gjykatësit: Mund të shkoja kudo, u fsheha në Francë se e dua këtë vend

Zjarri përfshin malin e Shashicës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Sot dua të ngrej një shqetësim real, mbi vonesat e pashpjegueshme në procedurën e tenderimit që AKSHI po kryen për tenderin “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”.

Për kujtesë të qytetarëve, gjatë qeverisjes PD 2005-2013, konkretisht në vitin 2008 sistemi i thesarit u digjitalizua plotësisht (ngjarje historike në menaxhimin e financave publike), sistem i cili vazhdon ende sot të përdoret nga Ministria e Financave dhe degët e thesarit anembanë vendit.

Vitin e kaluar, Qeveria, Ministria e Financave dhe AKSHI vendosën  që të ndërtojnë një sistem të ri të thesarit të shtetit (shumë i drejtë ky vendim pasi që prej 2008 deri më sot ka patur zhvillime galopante në fushën e TIK), duke hartuar termat e referencës për një sistem të ri të përmirësuar krahasuar me aktualin.

Tenderi publik u shpall nga AKSHI (autoriteti kontraktor) në datën 26 dhjetor 2024. Por ndryshe nga cfarë ndodhi në 2008, ku procedura e tenderimit u krye sipas afateve brenda një periudhe 2-3 mujore, konstatojmë se kjo gjë nuk po ndodh me procedurën aktuale të shpallur që prej dhjetorit të kaluar. Ende deri më sot, ndonëse bëhet fjalë për një shërbim JETIK për financat publike dhe ekonominë në përgjithësi, kjo procedurë nuk është përfunduar, duke hapur shtegun për “interpretime” nga më të ndryshmet mbi arsyet reale të kësaj vonese të pajustifikuar disa mujore.

Natyrshëm lindin pyetjet për të cilat lypset përgjigje nga autoritet përkatëse, duke filluar nga AKSHI:

1.Si është e mundur që edhe pas 7 muajsh kjo procedurë ende nuk është përfunduar?

2.Pse kjo “ngrirje” e procesit të tenderimit?

3.Kjo vonesë disa mujore deri në “ngrirje të procesit të tenderimit” a mos lidhet me qëllime okulte për të “futur duart” apo “shtënë në dorë” sistemin e ri të thesarit?

4.A mos ka zvarritje të procedurës me qëllimin final “fabrikimin e ndonjë fituesi”?  Nisur nga thashethemet në korridoret dhe kafenete e institucioneve, që “gumëzhojnë për disa klientela të favorizuara në tenderimet e TIK”, me këto vonesa disa mujore a mos po “shtrohet rruga” për ndonjë “fitues të paracaktuar” për këtë projekt të rëndësisë kombëtare?

5.Dhe e fundit, kjo vonesë 7 mujore ka ndodhur vetëm për këtë procedure, apo është “praktikë e zakonshme” edhe për procedurat e tjera të tenderimit të kryera apo ende në proces nga AKSHI?

Për të gjitha këto pyetje lypsen përgjigje të qarta dhe shteruese, pasi të shumtë janë ata që kanë dyshimet e tyre për mungesë transparence, cënim të integritetit të procedurës tenderuese, papërgjegjshmëri të disa hallkave qeverisëse me tendenca për kapje të hallkave shtetërore dhe shërbimeve të tyre, praktika korruptive në kurriz të interesit publik dhe arkës së shtetit, etj.

Vetëm një gjë ka rëndësi sot, që procedura “Për Sistemin e Ri të Thesarit të Shtetit” të jetë transparente dhe të ketë garë të ndershme midis operatorëve të ndryshëm që kanë kapacitetet reale për të ofruar këtë shërbim të rëndësisë kombëtare, me cilësinë më të lartë të mundshme dhe me koston më të ulët buxhetore në kurriz të taksapaguesve shqiptare. / (BalkanWeb)

Nga Kategoria

Aktualitet

Ermal Beqiri habit gjykatësit: Mund të shkoja kudo, u fsheha në Francë se e dua këtë vend

25 Gusht, 2026
Aktualitet

Zjarri përfshin malin e Shashicës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

25 Gusht, 2026
Aktualitet

“Ai është babai im, por nuk mund ta justifikoj”, flet vajza e shqiptarit që vrau ish-partneren në Greqi

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ermal Beqiri habit gjykatësit: Mund të shkoja kudo, u fsheha në Francë se e dua këtë vend

25 Gusht, 2026

Xavi prezantohet te Holanda pas refuzimeve të Guardiolës dhe Slot: “Nuk më intereson nëse isha zgjedhja e tretë apo e dhjetë”

25 Gusht, 2026

Ylli i Manchester City shpallet lojtari i ri më i mirë i Premier League për sezonin e kaluar

25 Gusht, 2026

Milani punon për largimet, në arkën e kuqezinjve mund të hyjnë deri në 50 milionë euro

25 Gusht, 2026

Zjarri përfshin malin e Shashicës, flakët përhapen me shpejtësi nga era

25 Gusht, 2026

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Dolly Parton

25 Gusht, 2026

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

25 Gusht, 2026

Depresioni mund të ‘fikë’ aftësinë e trurit për të krijuar neurone të rinj

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.