• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Doli i pari në Primare, Berisha e përjashton nga lista, Dashnor Sula: Më hoqën sepse jam SPAK-ist

12 Mars, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Vjen çarja e parë brenda PD-së. Deputeti Dashnor Sula njofton se nuk është futur në listën e kandidatëve për deputetë në Elbasan, ku mori një rezultat mjaft të mirë në Primare. Ai thotë se nuk është futur në listë sepse është pro SPAK-ut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?!

Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar.

Lexo edhe:

U qëllua me silenciator në makinë/ Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic me vendim gjykate në 5 banesa të familjes Reçi

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

Në 4 vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera. Instituti i Studjimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në Opozitë Bërje. Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike. Kam takuar mijëra Shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, ti bind të kontribojne për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlersojë

Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”. Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë.

Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend. Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë.

Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë… ftoj të gjithë demokratët që për më shumë të më ndjekin sot në orën 21:00 në media”-shkruan Sula.

Tags: dashnor sulaspakist

Nga Kategoria

Aktualitet

U qëllua me silenciator në makinë/ Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic me vendim gjykate në 5 banesa të familjes Reçi

7 Shtator, 2026
Bota

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

7 Shtator, 2026
Bota

Alarm në Indonezi, shpërthen vullkani Krakatoa! 270 mijë udhëtarë mbeten të bllokuar

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U qëllua me silenciator në makinë/ Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic me vendim gjykate në 5 banesa të familjes Reçi

7 Shtator, 2026

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

7 Shtator, 2026

Alarm në Indonezi, shpërthen vullkani Krakatoa! 270 mijë udhëtarë mbeten të bllokuar

7 Shtator, 2026

Përplasen dy automjete në aksin Pogradec – Korçë, plagosen dy persona!

7 Shtator, 2026

Kush është çifti i njohur shqiptar, me fëmijë jashtë martese dhe që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë?

7 Shtator, 2026

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas të Fierit, arrestohen dy persona

7 Shtator, 2026

Alarm për bombë! Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, ekspertët në vendngjarje

7 Shtator, 2026

“Hajde o burrë se na *** nanën”/ Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle! (Video bëhet virale)

7 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.