• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord të ri historik, 621 milionë euro në janar-qershor

10 Shtator, 2026
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Remitancat po vijojnë të rriten, të nxitura edhe nga vala e re e emigracionit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, emigrantët dërguan në Shqipëri 621 milionë euro, 16.7 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për bilancin e pagesave, duke shënuar një rekord të ri historik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rritja më e lartë u shënua në tremujorin e dytë, me prurjet që arritën në 347 milionë euro, me zgjerim 24% në raport me të njjëtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e dërgesave nga emigrantët po ecën paralelisht me shtimin e numrit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Që prej vitit 2013, remitancat kanë ndjekur një prirje pothuajse të pandërprerë rritëse, në linjë me ciklin e ri të emigracionit që u forcua veçanërisht pas vitit 2015.

Lexo edhe:

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

Përjashtim bëri viti 2020, kur pandemia solli një rënie të përkohshme të flukseve. Më pas, dërgesat u rikthyen në rritje dhe ritmet u përshpejtuan.

Edhe të dhënat e INSTAT konfirmojnë se emigracioni vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm demografik për vendin.

Migracioni neto ka qenë negativ gjatë gjithë periudhës 2011-2025, që do të thotë se numri i personave që largohen nga Shqipëria ka qenë më i lartë se ai i atyre që vijnë për të jetuar në vend, me mesatarisht 30-40 mijë të larguar neto në vit.

Pas pandemisë, kjo prirje është forcuar sërish. Mbi 166 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në periudhën pas pandemisë, nga viti 2021 deri në 2026. Të gjithë këta të larguar kthehen në një potencial për dërgimin e parave tek të afërmit që lënë në Shqipëri.

Sipas aktorëve të tregut, pjesa më e madhe e remitancave vijon të vijë nga destinacionet tradicionale të emigracionit shqiptar, si Greqia dhe Italia. Megjithatë, vitet e fundit është rritur pesha e vendeve të reja të emigracionit, veçanërisht Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Banka e Shqipërisë i regjistron remitancat në llogarinë korrente të bilancit të pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6). Në këtë zë përfshihen transfertat që emigrantët u dërgojnë familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes bankave, institucioneve financiare dhe operatorëve të transfertave, ashtu edhe përmes vlerësimeve për flukset informale.

Për llogaritjen e tyre, Banka e Shqipërisë mbështetet në të dhënat e sistemit bankar, raportimet e subjekteve të licencuara dhe anketa të posaçme me familjet përfituese, me qëllim që të pasqyrojë sa më plotësisht flukset reale të remitancave në ekonomi./ Monitor

Nga Kategoria

Ekonomi

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026
Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, pensionet dhe ndihma ekonomike mbeten shumë poshtë

21 Tetor, 2026
Screenshot
Bota

Çmimi i karburanteve “në qiell”: Ryanair paralajmëron rritje rekord të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi, Veliaj uron studentët nga qelia: Rrëzuat makiavelistin e Beogradit! Mesazh edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës

26 Tetor, 2026

“Kemi një vajzë, më kërcënon mua dhe të dashurin tim”, ish-bashkëshorti qëlloi me armë para banesës, flet 22-vjeçarja nga Roskoveci

26 Tetor, 2026

I njohur si zëri i Bugs Bunny dhe Daffy Duck, ndërron jetë në moshën 46-vjeçare aktori Eric Bauza

26 Tetor, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus ndryshimet ligjore për protestat dhe dëmshpërblimi i bizneseve

26 Tetor, 2026

Protesta në Tiranë/ Dhunë dhe dëmtime gjatë tubimit, arrestohen 9 persona, 20 të tjerë në kërkim

26 Tetor, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

26 Tetor, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026

Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.