Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për herë të parë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për dekoratën që i dorëzoi Jurgis Çyrbes, një personazh konstrovers që u lirua pak kohë më parë nga burgu.
Klosi deklaroi se ka një vendim për ti dhënë çertifikata mirënjohje të zgjedhurve të PS ndër vite dhe se nuk mund të “retushonin fotografitë”.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: I dhatë çertifikatë Jurgis Çyrbes. Pse vallë e dhatë këtë dekoratë?
Blendi Klosi: PS me rastin e 25 vjetorit të saj, po bëjmë proces vlerësimi të atyre që kanë marrë një mandat përfaqësimi nga PS. Kemi vlerësuar themeluesin, ata që krijuan PS në 91-92, me medalje të artë, anëtarët e komitetit të përgjithshëm drejtues, deputetët e 92, kryetarët e bashkive të asaj kohe dhe të gjithë kush ka marrë mandate përfaqësimi nga PS, deputetë, kryetarë bashkie apo komune, marrin një vlerësim. Edhe zoti Çyrbja e merr.
Ylli Rakipi: I takonte edhe këtij.
Andi Bushati: Nga krimi se dolën përgjimet.
Blendi Klosi: Ky gjykim shkon për ata që kanë marrë mandate. Ka një debat. Në kuadër të kësaj politike, janë bërë politika lokale. Çdo degë ka marrë këto kritere dhe kanë dhënë vlerësime. Mendoj se nuk jemi në kohën e vjetër kur duhet të ngrejmë komision të vlerësojë se çfarë ka ndodhur në jetën e personit.
Ylli Rakipi: Jeni drejtues politik i qarkut të Durrësit, qark i vështirë.
Blendi Klosi: Gjithësecili që ka marrë një mandat pëfaqësimi nga PS, e ka patur individual raportin me drejtësinë apo çfarë ka bërë në jetë. PS edhe pse i ka dhënë mandat nuk i ka dalë në krah dhe mbrojtje. Çfarë të bënim? Të retushonim fotograftitë?
Andi Tela: Guxim të madh kërkon kjo./TPZ.al











