• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ceremonia e Diplomimit të 104 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Ditë simbolike

15 Maj, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është zhvilluar Ceremonia e Diplomimit të 104 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Në ceremoni kanë marrë pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfshi kryepolicin Skënder Hita, si dhe ministri Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Hita tha se një model i ri formimi ka nisur të ndërtojë të ardhmen në Policinë e Shtetit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Hitës, dita e sotme për studentët e diplomuar është një moment që shënon fundin e një etape dhe nisjen e një periudhe me përgjegjësi edhe më të madhe.

“Ceremonia e sotme është një ditë me simbolikë të veçantë për Policinë e Shtetit dhe për ju të sapodiplomuar. Një model i ri formimi ka nisur të ndërtojë të ardhmen në Policinë shqiptare, pasi prej 2 vitesh auditorët e Akademisë janë mbushur me të rinj dhe të reja që hyjnë drejtpërdrejtë në rrugën e formimit policor. Sot diplomojmë një brez që mbart mbi supe përvojën e terrenit dhe dritën e dijes akademike.

Lexo edhe:

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, policia reagon për krimin në Lushnje: 45-vjeçari u largua nga banesa, vijon puna për arrestimin

E rëndë në Lushnje, djali vret prindërit në banesë dhe arratiset

Ju jeni brezi i fundit që u rrit profesionalisht brenda familjes së madhe të Policisë së Shtetit, brez me të cilin mbyllet një cikël dhe hapet një horizont i ri. Ndaj kjo ju jep një peshë të veçantë, sepse ju jeni ura mes dy epokave të Policisë së Shtetit në arsim, mes eksperiencës së fituar në punë dhe modelit të ri të edukimit policor që po ndërtojmë. Ky është një moment që shënon fundin e një etape dhe nisjen e një përgjegjësie edhe më të madhe”, tha mes të tjerësh Hita.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha mes të tjerash se Shqipëria fiton sot “104 shërbëtorë të rinj të ligjit”, të cilët kanë zgjedhur një nga profesionet më të vështira dhe më të nderuara në një shoqëri demokratike.

Më tej Lamallari u shpreh se Policia e Shtetit është një institucion që “mban shtetin”, ndërsa iu drejtua oficerëve të rinj me mesazhin se misioni i tyre është të jenë “dritë sigurie për qytetarët” dhe garanci që ligji funksionon.

Duke folur për transformimin e Policisë së Shtetit, ministri theksoi se Shqipëria ka sot një polici më moderne, më profesionale dhe më pranë qytetarëve, falë investimeve të realizuara në teknologji, inteligjencë policore, digjitalizim, laboratorë modernë dhe trajnime me partnerë ndërkombëtarë.

“Policia e Shtetit nuk duhet parë thjesht si një forcë që garanton rendin, por si një shërbim publik në funksion të qytetarit. Autoriteti i policisë nuk matet nga frika që krijon, por nga besimi që ndërton”, deklaroi mes të tjerash Lamallari.

Në përfundim të fjalës, Lamallari u bëri thirrje oficerëve të rinj të ruajnë integritetin dhe të mos harrojnë asnjëherë se respekti fitohet çdo ditë përmes profesionalizmit, ndershmërisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Shteti ka detyrimin të jetë në krahun tuaj. Ne jemi në krahun tuaj”, deklaroi ministri, duke nënvizuar politikat për rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në karrierën dhe mirëqenien e efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Mbajeni uniformën me krenari, por mos lejoni kurrë që krenaria të kthehet në arrogancë. Mbani autoritet, por mos humbni njerëzoren. Jini të fortë përballë krimit, por të drejtë përballë qytetarëve.

Sepse në fund të fundit, një polici e mirë nuk matet vetëm nga numri i operacioneve apo statistikave. Ajo matet nga besimi që qytetarët kanë tek ajo. Dhe unë besoj fort se Shqipëria ka sot arsye të besojë tek ju. Ju uroj suksese në këtë mision fisnik. I shërbefshi vendit me dinjitet, guxim dhe ndershmëri”, tha ministri Lamallari.

Nga Kategoria

Screenshot
Aktualitet

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, policia reagon për krimin në Lushnje: 45-vjeçari u largua nga banesa, vijon puna për arrestimin

24 Gusht, 2026
Kryesore

E rëndë në Lushnje, djali vret prindërit në banesë dhe arratiset

24 Gusht, 2026
Kryesore

Edi Rama foli sot për shenjën në hundë, kush e rrahu kryeministrin 29 vite më parë?! Dëshmia: Donin të më vrisnin! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që e bën për spital

24 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Xabi Alonso fiton duelin me Arbeloan, Chelsea mposht Fulhamin në një ndeshje me pesë gola

24 Gusht, 2026

Dybala magjik, Malen i pandalshëm: Roma shkatërron Fiorentinën 4-0

24 Gusht, 2026
Screenshot

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi rëndë të atin, policia reagon për krimin në Lushnje: 45-vjeçari u largua nga banesa, vijon puna për arrestimin

24 Gusht, 2026

E rëndë në Lushnje, djali vret prindërit në banesë dhe arratiset

24 Gusht, 2026

Tresoldi shpërthen me gola, Barcelona e mban në radar si alternativë për sulmin

24 Gusht, 2026

Aston Villa mendon për Rafael Leaon, portugezi i hapur për një kalim në Premier League

24 Gusht, 2026

Edi Rama foli sot për shenjën në hundë, kush e rrahu kryeministrin 29 vite më parë?! Dëshmia: Donin të më vrisnin! Cilët ishin operativët e SHIK-ut që e bën për spital

24 Gusht, 2026

Bayern shet talentin 17-vjeçar te Club Brugge, marrëveshja është mbyllur

24 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.