• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Buxheti i shtetit humb 826.7 milionë lekë nga kompensimi i gjyqtarëve të shkarkuar

16 Dhjetor, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja totale financiare për buxhetin e shtetit nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve përllogaritet në 826.7 milionë lekë deri në fund të vitit 2023.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të përballet me sfida të mëdha, ndërsa procesi i rivlerësimit kalimtar ka nxjerrë në pah probleme të thella strukturore, duke krijuar edhe kosto të mëdha financiare për buxhetin e shtetit. Në vitin 2023, sistemi gjyqësor ka funksionuar me vetëm 60% të kapacitetit të tij, duke shënuar një rritje të lehtë prej 4.7% krahasuar me vitin 2022. Kjo rritje është rezultat i emërimeve të magjistratëve të rinj, të cilët kanë përfunduar programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë vitit akademik 2022-2023.

Në total, nga viti 2019 deri në fund të vitit 2023, në sistemin gjyqësor janë emëruar 112 magjistratë të rinj, përfshirë 4 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë të emëruar nga radhët e juristëve të spikatur dhe 108 të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës. Megjithatë, ky përmirësim nuk ka qenë i mjaftueshëm për të mbushur hendekun e krijuar nga largimet masive të gjyqtarëve për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar.

Lexo edhe:

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

Procesi i rivlerësimit kalimtar, që synon pastrimin e sistemit gjyqësor, ka shkaktuar humbje të mëdha për buxhetin e shtetit. Deri më 31 dhjetor 2023, janë shkarkuar nga detyra 137 gjyqtarë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Efekti financiar i këtij procesi ka arritur në 614,817,337 lekë, sipas të dhënave nga Raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për vitin 2023.

Procesi i rivlerësimit kalimtar ka krijuar një barrë të rëndë financiare për shtetin, duke rritur shpenzimet dhe duke kufizuar funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor.

Për vitin 2023, 11 gjyqtarë të tjerë janë shkarkuar nga detyra dhe presin zhvillimin e procesit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), duke përfituar sipas ligjit 75% të pagës së tyre. Efekti financiar i kësaj situate arrin në 17,353,600 lekë. Në total gjatë vitit, 73 gjyqtarë të shkarkuar presin ende vendimin përfundimtar nga KPA, duke përfituar gjithashtu 75% të pagës, me një kosto për buxhetin prej 194,507,025 lekë.

Për të llogaritur humbjen totale financiare nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve në sistemin gjyqësor deri më 31 dhjetor 2023, duhet të përmbledhim të gjitha efektet financiare të përmendura:

Efekti financiar deri në vitin 2023 nga shkarkimi i 137 gjyqtarëve: 614,817,337 lekë,

Efekti financiar për 11 gjyqtarët e shkarkuar në vitin 2023 që marrin 75% të pagës (në pritje të procesit në KPA): 17,353,600 lekë,

Efekti financiar për 73 gjyqtarët e tjerë të shkarkuar që marrin 75% të pagës dhe janë ende në proces në KPA: 194,507,025 lekë,

Totali:826,677,962 lekë./ Monitor.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve

25 Gusht, 2026
Aktualitet

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Analizë

SHBA zbulon pikën e saj të dobët financiare

10 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, diskutohen emra për President

26 Gusht, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, reagon policia

26 Gusht, 2026

Kurti e Abdixhiku takohen në përpjekje për një marrëveshje për presidentin

26 Gusht, 2026

U arrestua në Durrës, Ergys Agasi lëvizte me makinë bashkë me ish-policin e shpallur në kërkim

26 Gusht, 2026

Arrestohet Ergys Agasi, i shumëkërkuari i SPAK

26 Gusht, 2026

Arrestohet në Spanjë Taulant Toma, shqiptari i njohur si “Mjeshtri i arratisjeve” nga burgjet

26 Gusht, 2026

KLGJ përcakton pagat e reja të gjyqtarëve

26 Gusht, 2026

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

26 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.