Nuk dihet ende nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por një ditë pasi Ledion Liço njoftoi se zyrat e Top Albania Radio, pranë stadiumit, ishin djegur, sot Rudina Xhunga njoftoi se edhe zyrat e Dritare TV janë djegur.
Në një postim në Instagram, media shkruan: Dritare TV është djegur. Zjarri në ambientet e Kompleksit Kika 2, ku televizioni online ndodhet me qira, la pas dëme të mëdha në regjinë e transmetimit të televizionit. Na falni për këtë periudhë me pak aktivitet! Por do të vijojmë të jemi bashkë”, shkruan drejtuesja e televizionit, Rudina Xhunga.
Nuk dihet ende nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa policia po vijon hetimet.











