Një zjarr i madh ka rënë pranë zonës së aerodromit të ri të Vlorës, ku një vatër zjarri ka shpërthyer papritur, duke përfshirë një stan.
Ekipet e emergjencave civile dhe reparti i mbrojtjes nga zjarri u nisën menjëherë drejt vatrës, me synimin që ta izolojnë atë.
Për fat të keq, kushtet atmosferike, veçanërisht rrymat e fuqishme të erës së bashku me kullotat e thara nga i nxehti, po i japin hov të madh përhapjes së flakëve, duke ndërlikuar tejet mase përpjekjet e forcave operative në terren.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa efektivët po vazhdojnë luftën pa ndërprerje për të frenuar përparimin e flakëve drejt perimetrit të sigurisë së infrastrukturës aeroportuale dhe tokave përreth.











