• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale

25 Dhjetor, 2024
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot (25 Dhjetor) një pritje dhe takim me Lidhjen Demokratike të Gruas.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

I pranishëm ishte edhe forumi rinor demokrat dhe përfaqësuese të strukturave të PD.

Takimi nisi me një fjalim përshëndetës dhe urim për festat, por edhe me mbi 300 ditët e “qëndresës”, referuar arrestit shtëpiak të Berishës për dosjen e aferës “Partizani”, teksa drejtueset e LDG-së e quajtën ish-kryeministrin edhe si ‘simbolin e rrugës së shpresës’.

Lexo edhe:

Një në 15 milionë raste, lindin katërnjakë identike në Australi

“Të gjithë mbetëm të mahnitur”/ Peshkaqeni i Groenlandës, krijesa e thellësive që jeton deri në 500 vjet, zbulon sekretet e jetëgjatësisë së jashtëzakonshme

“Është një nder i veçantë për mua, në këtë ditë të bekuar, të përshëndes zonjat, zonjushat demokrate, motrat tona, duke kujtuar ditën e shënuar të lindjes së Krishtit, duke mos harruar se është profeti i të gjitha besimeve. Përulem para qëndresës suaj”, e nisi fjalën Berisha.

Më tej ai bëri një krahasim hiperbolik dhe mitik për qeverinë Rama, nga narkoregjim, tek ajo e “Luciferit”.

“Keni përjetuar kalvar në regjimin e qeverisë. Mund t’i japim shumë epitete këtij regjimi, por kam arritur në përfundim se i përshtatet, le ta quajmë Luciferit. Me këtë term të marrë nga mitologjia, ku zbriti për të bërë ndryshim dhe krijoi katastrofë me fuqi shkatërrimtare të paparë në ndonjë komb tjetër. Dhe ata që e pësuan më rëndë dhe më shumë janë nënat shqiptare (i referohet qeverisë Rama). Sot në Shqipëri janë qindra dhe mijëra nëna që s’i kanë në vatra fëmijët e tyre, por i kanë përcjellë në rrugët e huaja. Qindra e mijëra gjyshe që jetojnë në vetminë e thellë, sepse ata që duhet të kujdeseshin janë larguar dhe kanë marrë rrugët e dheut. Përballen me një varfëri ekstreme, të frikshme, i mohon mjekimin, i imponon zhytjen”, u shpreh kreu i PD.

Teksa më tej kujtoi sjelljen e ministreve gra të qeverisë Rama, që kanë pësuar metamorfozën.

“Kur Rama krijoi kabinet me vajza e gra, unë e përshëndeta, jo me hipokrizi, por me sinqeritet. Pavarësisht se ai ishte kundërshtar dhe ato kundërshtare. Por kur shoh dramën që përjetojnë nënat, vajzat, gratë shqiptare dhe faktin se këto zonja të pushtetit nuk shqiptojnë njëherë të vetme qoftë dhe problemin më të vogël që kanë nënat dhe motrat shqiptare, nuk arrijnë të gjejnë forcën morale dhe t’i dërgojnë një letër ngushëllimi nënës së Martin Canit, që u vra në shkollë e meqë u vra atje, për Edi Ramën është armik, sepse nuk kushton jeta e njeriut, por akuza që i bëhet shkollës. Metamorfozë e frikshme njerëzore, që as në romanet e Kafkës nuk e gjen dot”, u shpreh ai.

Kreu i selisë blu theksoi më tej edhe gjendjen e varfërisë së vendit dhe braktisjen e vendit, si dhe situatën ekonomike. Por pranoi dështimin me programin e PD në qeverisjen e parë, duke premtuar se do ketë realizime në qeverisjen e ardhshme.

“Janë larguar 1,9 milionë shqiptarë nga vendi. 70% e tyre janë të rinj. Programi ynë nuk i realizoi të gjitha objektivat, por ai i ardhshmi do parashikojë objektiva të tjera në këtë barazi. Mbrojtje të hekurt grave dhe vajzave nga dhuna. Do parashikojë ndëshkimet më të rënda ndaj atyre që guxojnë të cenojnë dinjitetin e tyre, për nënat kryefamiljare, që ndoshta sot në shoqërinë tonë janë të shumta për arsye të komplicitetit”, tha Berisha.

Gjithashtu bëri thirrje dhe theksoi se fuqia e grave është më e madhe se e burrave, duke kërkuar angazhim.

“Fuqia elektorale e grave është më e madhe se e burrave, ato janë më bindëse, janë më të përkushtuara me fuqinë e tyre elektorale, sesa burrat.

Më tej ai iu kthye premtimeve nëse fiton zgjedhjet:

“Do jetë 200 euro minimumi jetik, rroga minimale 500 euro, rritje të pensioneve dhe rrogave. Kthimin e TVSH-së pensionistëve për mallra ushqimore etj. Këto premtime kanë rezervën mbrapa, do i realizojmë, do i vendosim 3 muajtë e parë”.

Dhe në mbyllje Berisha ritheksoi abuzimet financiare skandaloze nga Ministria e Infrastrukturës, në tenderimet e rrugëve, si dhe situatën e investimeve apo rrogave.

“13 km rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Nuk do bëjmë rrugë ndryshe nga Kroacia dhe ato të rajonit, me dallime ekonomike të mëdha nga këto në Shqipëri. Do rikthejmë ligjin në këtë vend dhe sigurinë për qytetarët. Do rikthejmë ecjen tonë drejt BE-së. Shikoni Malin e Zi, kur ne mbetemi me rrogë mizerabël minimale, ata nga 150 e çojnë në 450, apo rumunët”, mbylli fjalën Berisha, duke uruar në fund festat dhe një fitore më 11 Maj.

Tags: grate demokratepdSali berisha

Nga Kategoria

Bota

Një në 15 milionë raste, lindin katërnjakë identike në Australi

24 Korrik, 2026
Bota

“Të gjithë mbetëm të mahnitur”/ Peshkaqeni i Groenlandës, krijesa e thellësive që jeton deri në 500 vjet, zbulon sekretet e jetëgjatësisë së jashtëzakonshme

24 Korrik, 2026
Kryesore

“Do t’ju vras të gjithëve”, vëllai i viktimës në Roskovec: Refit Buzi na kërcënonte prej kohësh, krimi ishte i paralajmëruar

24 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Një në 15 milionë raste, lindin katërnjakë identike në Australi

24 Korrik, 2026

“Të gjithë mbetëm të mahnitur”/ Peshkaqeni i Groenlandës, krijesa e thellësive që jeton deri në 500 vjet, zbulon sekretet e jetëgjatësisë së jashtëzakonshme

24 Korrik, 2026

“Do t’ju vras të gjithëve”, vëllai i viktimës në Roskovec: Refit Buzi na kërcënonte prej kohësh, krimi ishte i paralajmëruar

24 Korrik, 2026

Tragjedia në Roskovec, policia: 35-vjeçari vrau me armë gjahu ish-vjehrrin, ka marrë peng ish-bashkëshorten

24 Korrik, 2026

Dhëndri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Roskovec

24 Korrik, 2026

Sherr me sende të forta në Shëngjin, dhunohet një qytetar

23 Korrik, 2026

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.