• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 20 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Berisha: Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve! Me 11 Maj do ndahemi nga Pashiqi shqipfolës

5 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në një takim elektoral të zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Peshkopisë, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se më 11 maj shqiptarët do të përballen me historinë, duke e cilësuar këtë datë si momentin për t’u ndarë nga “e keqja e madhe” që sipas tij ka kapluar Dibrën dhe gjithë vendin për 12 vite me radhë. Në mitingun që ai e quajti “mitingu i fitores”, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për boshatisjen e vendit përmes varfërisë dhe mjerimit, si dhe për rrënimin e shpresës dhe ekonomisë, veçanërisht në zonat veriore si Dibra dhe Mati.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha: Të dashur miq, u mblodhëm sonte në këtë miting, mitingu i fitores, mitingu me të cilin ju përcillni nga ky bulevard historik, që mban emrin e një burri të shquar të kombit, Elez Isufit, mesazhin e dashurisë për Shqipërinë dhe kombin. Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga një e keqe e madhe që kaploi Dibrën, Matin mbarë Shqipërinë këto 12 vite. Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga Pashiqi shqiptar, shqipfolës, i cili u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre. Çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 Maj takohet me historinë. Me 11 Maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve.

Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë. Të dashur miq, Fatbardha, mësuesja e nderuar, tha këtu se Edi Rama, e la në Dibër shkollën pa fëmijë, shtëpinë bosh. Do shtoja me një dhimbje të madhe, shkollën pa fëmijë, shtëpinë pa fëmijë dhe djepin bosh. Kurrë ndonjëherë si komb, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi nuk ka ka boshatisur ne në këtë mënyrë.

Lexo edhe:

Ish-këshilltari i Obamas: Donald Trump mund të përfundojë shumë keq, po nxiton të mbyllë një marrëveshje me Iranin

Drejtori i Policisë jep urdhërin: S’ka më patrulla të dukshme të Policisë rrugore në Shqipëri

Po vij nga Mati, një matjane e zonja, e aftë, e shkolluar mirë, por që ka ardhur të punojë për Matin dhe Shqipërinë, njoftoi se Mati vitin që kaloi kishte 13 lindje. Erseka në një vit pati vetëm një lindje. Kurrë ndonjëherë ne nuk jemi boshatisur në këtë mënyrë. Çfarë ndodhi me ne? 12 vite miqtë e mi, lëvizjen e lirë, këtë të drejtë madhore të çdo qytetari, Edi Rama e përdori për të përzënë shqiptarët nga Shqipëria. Edi Rama me regjimin e tij përdori kundër shqiptarëve armët më të egra të regjimeve më çnjerëzore. Përdori varfërinë, mjerimin, papunësinë, skamjen për të boshatisur Dibrën, Matin dhe Shqipërinë. Edi Rama qeveris për 12 vite.

Kur erdhi në pushtet, Dibra dhe dibranët, Shqipëria dhe shqiptarët shtoheshin. Rrogat e tyre, pensionet e tyre rriteshin çdo vit. Bizneset e tyre, fermat e tyre zgjeroheshin vit pas viti. Shqiptarët së bashku me dashurinë për Shqipërinë, dhe dibranëve për Dibrën, u ecte shpresa për një ditë gjithnjë e më të mirë. Kurse Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve. Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori.

Miq, çdo vit dhe më shumë, i zhyti shqiptarët në varfëri gjithnjë e më të madhe. Pensionet e tyre u ngrinë, rrogat e tyre u ngrinë, çmimet u rritën me 200 përqind. Sofrat u përgjysmuan. Të rinjtë dhe kush mundi mori rrugët e dheut për të mbijetuar. Ëndrrën dibrane, ëndrrën shqiptare e morën me vete për ta ngritur në vende të tjera. Fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri.

Tags: Berishadiber

Nga Kategoria

Bota

Ish-këshilltari i Obamas: Donald Trump mund të përfundojë shumë keq, po nxiton të mbyllë një marrëveshje me Iranin

20 Prill, 2026
Aktualitet

Drejtori i Policisë jep urdhërin: S’ka më patrulla të dukshme të Policisë rrugore në Shqipëri

19 Prill, 2026
Ekstra

Meshkujt horxhojnë gjysmën e kohës së tyre, duke menduar për makinën e ëndrrave! Ja çfarë thonë studimet

19 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ish-këshilltari i Obamas: Donald Trump mund të përfundojë shumë keq, po nxiton të mbyllë një marrëveshje me Iranin

20 Prill, 2026

Drejtori i Policisë jep urdhërin: S’ka më patrulla të dukshme të Policisë rrugore në Shqipëri

19 Prill, 2026

Meshkujt horxhojnë gjysmën e kohës së tyre, duke menduar për makinën e ëndrrave! Ja çfarë thonë studimet

19 Prill, 2026

Dalin pamjet se si Rogerti u “arratis” i inatosur nga studiot e TCH pas humbjes në BBVA

19 Prill, 2026

VIDEO/ Zjarr masiv në Malajzi, flakët shkrumbojnë 1000 banesa! Mijëra persona mbeten pa strehë

19 Prill, 2026

VIDEO/ Ja si nisi zjarri që përpiu pallatin te kompleksi ‘Arlis’ në Tiranë

19 Prill, 2026

City mposht Arsenalin dhe hap sërish garën për titullin në Premier League

19 Prill, 2026

Tronditet SHBA/ Një person i armatosur vret 8 fëmijë në Luiziana, qëllohet për vdekje nga policia

19 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.