• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Berisha braktiset nga demokratët e jugut, dibranëve e kuksianëve nuk “u ndahet” zemra nga udhëheqësi i vjetër, mbi 1600 vota pro Saliut në veri (E PLOTË-SHIFRAT)

23 Maj, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Janë mbyllur votimet në pjesën më të madhe për referendumin e Berishës, ku mësohet se numri i votuesve ka qenë më i pakët sesa pretendimet e deputetëve demokratë për të marrë mbështetjen e qytetarëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Referuar votimeve të deritanishme mësohet se Sali Berisha është braktisur nga demokratët e jugut, ndërsa veriorët ashtu si prej vitesh vijojnë t’ i dalin në krah duke i dhënë një tjetër mundësi jetës politike të liderit të vjetër të demokratëve.

Numërimi i votave ka qenë më i shpejtë në qytetet jugore të vendit, ku bëhet me dije se në Gjirokastër: 270 qytetarë kanë votuar pro Berishës, 11 kundër, 5 abstenime, 5 të pavlefshme.

Lexo edhe:

Video/ Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e dhimbshëm: Humbëm fëmijën

Po ashtu, në Sarandë mësohet se Berisha ka siguruar 181 vota pro tij, nga 229 votues në total. Ndërsa thuhet se 40 votues kanë dalë kundër Berishës, 3 vota kanë qenë abstenim dhe 5 të pavlefshme.

Pjesëmarrja në votimin e PD në Pogradec mësohet se ka qenë në nivele mesatare pasi raportohet se kanë marrë pjesë në total 324 votues. Po ashtu bëhet me dije se në Kolonjë pjesëmarrës kanë qenë 217 individë, ndërsa në Maliq 735 duke shënuar numrin të të lartë të votuesve në juglindje të vendit.

Në degën e Kolonjës, Berisha ka marrë 213 vota pro, ndërsa janë regjistruar 4 abstenime.

Në Korçë, kandidatura e tij është mbështetur nga 392 anëtarë, ndërsa 18 vota kanë qenë kundër. Po ashtu janë regjistruar 7 abstenime dhe 18 fletë votimi të pavlefshme.

Ndërkohë, në Devoll, 648 anëtarë kanë votuar pro Berishës, 29 kundër, 15 kanë abstenuar dhe 3 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Burimet për mediat bëjnë me dije se në Dropull votimi është përmbyllur me 57 pjesëmarrës nga 150 anëtarë në total, të cilët thuhet se kanë votuar të gjithë pro Berishës.

Ndërsa në qytetin e Këlcyrës votimit mësohet se është mbyllur me 232 votues, nga të cilët 205 pro 16 kundër 10 abstenime dhe 1 votë e pavlefshme.

Numërimi i votave është mbyllur dhe në Libohovë ku mësohet se në total kanë qenë 188 pjesëmarrës nga të cilët 160 kanë dalë pro Berishës, 12 kundër dhe 16 thuhet të kenë qenë abstenime.

Ndërkohë në Gramsh, Berisha ka siguruar 215 vota pro, ndërsa kundër kandidimit të demokratit kanë dalë 22 persona.

Edhe në Elbasan votimi për zgjedhjen e Sali Berishës mësohet të ketë qenë i lartë në krahasim me jugun e vendit. Raportohet se numërimi në Elbasan është mbyllur me 1181 votues nga 1515 në total, prej të cilëve 1120 kanë dalë pro Berishës ndërsa 33 kundër.

Sipas rezultateve të numërimit në degën e PD-së në Lushnjë thuhet se 550 anëtarë kanë votuar pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 26 vota kanë qenë kundër. Ndërsa thuhet se janë 10 abstenime dhe 6 fletë votimi të pavlefshme.

Në listat e siguruara nga bashkia e Selenicës nga 270 votues kanë marrë pjesë në zgjedhjet për rikonfirmimin e Sali Berishës, ku mësohet se 147 vota kanë dalë pro mendimit që partia të drejtohet sërish nga Berisha, ndërsa 10 vota kanë qenë kundër.

Ndërkohë në Pustec çereku i votuesve kanë votuar referendumin për Berishën, nga 66 votues aktivë, janë paraqitur në degë vetëm 15 prej tyre. Ku mësohet se Berisha ka marrë 13 vota pro, 1 abstenim kurse një votë ka dalë e pavlefshme.

Në Përmet, nga 440 votues, vetëm 228 prej tyre morën pjesë në referendum. Burimet bëjnë me dije se 217 prej tyre kanë votuar pro, 9 kundër dhe 2 kanë abstenuar.

Teksa numërimi i votave në mbarë Shqipërinë po vijon, burimet raportojnë se mbështetjen më të madhe Berisha e ka marrë nga qytetarët veriorë, pasi mësohet se në Kukës numërimin është mbyllur me 1014 pjesëmarrës. 964 qytetarët të Kukësit mësohet se kanë votuar pro Berishës, ndërsa 17 nuk dakordësohen që Partia Demokratike të riudhëhiqet nga i njëjti lider.

Gjithashtu, të shumtë kanë qenë dhe qytetarët e Dibrës që duan sërish Berishën në krye të PD-së, pasi mësohet se ka përfunduar votimi me 679 votues nga 1170 në total. Nga këto mësohet se 649 individë dakordësohen që Berisha të rimarrë “frenat” e PD-së, ndërsa 18 të tjerë kanë kundërshtuar duke shpresuar që demokratët të udhëhiqen nga një frymë e re.

Numër më i lartë pjesëmarrësish në krahasim me jugun e vendit është regjistruar dhe në Mat ku mësohet është mbyllur votimi me 537 votues nga 1400 anëtarë në total ku 509 individë kanë votuar pro Berishës, 9 kundër dhe 2 vota kanë qenë abstenime.

Ashtu si prej shumë vitesh, veriorët vijojnë duke përkrahur jetën politike të Sali Berishës duke i “dhuruar” atij një tjetër mandat në krye të partisë. Dibranët e kuksianët së bashku kanë dhënë në total 1613 vota pro udhëheqjes së PD-së nga Berisha.

Nga Kategoria

Kryesore

Video/ Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

8 Korrik, 2026
Lajme

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e dhimbshëm: Humbëm fëmijën

8 Korrik, 2026
Lajme

Vijon revolta për largimin e kryeministrit, sot dita e 39-të e protestës! Qytetarët të vendosur: Rama jep dorëheqjen

8 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Video/ Atletet e Ramës tërheqin vëmendjen e Mark Rutte, ja si reagon Donald Trump

8 Korrik, 2026

Këngëtarja shqiptare jep lajmin e dhimbshëm: Humbëm fëmijën

8 Korrik, 2026

Vijon revolta për largimin e kryeministrit, sot dita e 39-të e protestës! Qytetarët të vendosur: Rama jep dorëheqjen

8 Korrik, 2026

Sejko: Rënia e euros forcoi lekun, ky fenomen ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

8 Korrik, 2026

U vra në sallën e gjyqit! Këshilli i Qarkut Shkodër miraton kërkesën për të shpallur Astrit Kalanë “Dëshmor i Atdheut”

8 Korrik, 2026

“Armëpushimi me Iranin ka mbaruar!” – Trump: Jam i zemëruar me NATO-n! Spanja? Ndërpresim marrëdhëniet tregtare me të, është një partner i tmerrshëm në aleancë

8 Korrik, 2026

Pas tre vitesh, Brad Pitt shfaqet për herë të parë publikisht me të dashurën e tij 29 vite më të re

8 Korrik, 2026

Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e para

8 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.