Nga urgjenca e QSUT-së ku shkoi për të parë gjendjen e personave që mbetën të lënduar në protestën përpara kryeministrisë Berisha hodhi akuza të forta për Policinë.
Sipas Berishës, Policia ka përdorur ndaj deputetëve dhe protestuesve spraj që përdoret për të verbuar qytetarët.
Berisha vizitoi gjithashtu deputetët Luçiano Boçi dhe Klevis Balliu, si dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja.
“Janë përdorur helme dhe substanca që përbëjnë, janë krime në konventa. Për verbimin e protestuesve janë përdorur helmet që përdoren kundër arinjve. Po, janë helme që janë përdorur dhe përdoren kundër arinjve për t’i verbuar, arinjtë. Dhe është ky një akt i paprecedent. Kanë përdorur sasi të mëdha ndaj Luciano Boçit, ndaj Klevis Balliut, Ivi Kasos, kanë përdorur dhe ndaj Flamur Nokës, kanë përdorur dhe Blendi Himçit dhe një seri protestuesish demokratë të cilët janë të shtur këtu. Preng Lala, Zamir Roshi,” deklaroi Berisha.











