Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke hapur rrugën për një proces të ri zgjedhor brenda partisë.
Vendimin, Hamza e ka bërë të ditur të mërkurën, kur ka njoftuar edhe Kryesinë e PDK-së.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se përgjegjësinë për udhëheqjen e partisë e kishte marrë në vitin 2020, jo për ambicie politike, por nga ndjenja e përgjegjësisë ndaj subjektit politik.
Gjatë udhëheqjes, sipas tij, fokusi kryesor ka qenë ruajtja e unitetit të partisë.
Ai theksoi se nuk do të largohet nga partia, por nga posti drejtues.
“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike”, ka deklaruar Hamza.
Ai ka thënë se kishte shpresuar që pas 16 shtatorit t’ua kthente drejtimin e partisë ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënua në total me 81 vite burg, ndërsa beteja e tyre do të vijojë në Apel.
Ai ka përmendur Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, duke theksuar se përpjekjet për drejtësi do të vazhdojnë.
Dorëheqja e Hamzës pritet t’i hapë rrugë zhvillimeve të reja në udhëheqjen e PDK-së dhe organizimit të procesit të ri zgjedhor brenda partisë.











