• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Arabia Saudite, MLS apo Europa, cilat janë opsionet e Mohamed Salah pas largimit nga Liverpooli

25 Mars, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, duke mbyllur kështu një epokë në “Anfield” pas nëntë vitesh të jashtëzakonshme me klubin anglez.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tashmë pyetja kryesore është se ku do ta vazhdojë karrierën ylli egjiptian, me tri pista kryesore që duken më të mundshme: Arabia Saudite, MLS në Shtetet e Bashkuara dhe qëndrimi në Europë.

Arabia Saudite konsiderohet aktualisht destinacioni më i mundshëm për Salahun. Interesi nga klube të mëdha saudite ka ekzistuar prej kohësh dhe në vitin 2023, Al-Ittihad kishte bërë edhe një ofertë prej 150 milionë paundësh, e cila ishte refuzuar nga Liverpooli. Tashmë, me Salahun që mund të transferohet si lojtar i lirë, mundësia për një kalim në Saudi Pro League është bërë edhe më reale.

Lexo edhe:

CSD çon Tebas në Gjykatën Administrative të Sportit pas deklaratave për Real Madridin

Haaland gati për Aston Villën, Maresca jep lajmin e mirë

Katër klubet më të mëdha të kampionatit saudit, Al-Ahli, Al-Hilal, Al-Ittihad dhe Al-Nassr, shihet se kanë potencialin financiar për ta përballuar pagën e tij. Gjithashtu, edhe Al-Qadsiah, skuadër e drejtuar nga ish-trajneri i Liverpoolit Brendan Rodgers, mund të hyjë në garë për nënshkrimin e egjiptianit.

Një tjetër alternativë është MLS-ja amerikane. Edhe pse pagat atje nuk arrijnë nivelin e Arabisë Saudite, kampionati amerikan ka treguar se mund të sjellë emra të mëdhenj përmes rregullit të “Designated Player”, siç ndodhi me David Beckhamin, Lionel Messin dhe Luis Suarezin. Madje, në dhjetor, komisioneri i MLS-së, Don Garber, e ftoi publikisht Salahun të konsiderojë një transferim në SHBA.

Në aspektin sportiv dhe komercial, MLS do të përfitonte shumë nga ardhja e Salahut, sidomos në prag të Kupës së Botës që do të mbahet në Amerikën e Veriut. Një bashkëpunim i mundshëm me marka të mëdha, siç ndodhi me Messin, mund ta bëjë këtë opsion mjaft tërheqës.

Sa i përket Europës, Salah ende beson se ka nivel për të luajtur në Champions League dhe për të qenë i rëndësishëm në futbollin elitar. Megjithatë, mundësitë për të qëndruar në majat e futbollit europian duken më të kufizuara. Sipas ekspertëve financiarë, vetëm disa klube si Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid dhe Barcelona mund ta përballojnë pagën e tij.

Megjithatë, secila prej këtyre skuadrave ka rrethana që e bëjnë transferimin më të komplikuar. PSG ka ndryshuar strategjinë në vitet e fundit, Barcelona dhe Real Madridi duken të mbuluara në repartin ofensiv, ndërsa një kalim te një rival i madh në Premier League shihet si shumë i vështirë.

Për momentin, gjithçka tregon se gara për Mohamed Salahun pritet të zhvillohet kryesisht mes Arabisë Saudite dhe MLS-së, ndërsa Europa mbetet një opsion më i vështirë, por jo plotësisht i pamundur.

Tags: arabia sauditeliverpoolMLSMohamed Salah

Nga Kategoria

Sporti

CSD çon Tebas në Gjykatën Administrative të Sportit pas deklaratave për Real Madridin

22 Tetor, 2026
Sporti

Haaland gati për Aston Villën, Maresca jep lajmin e mirë

22 Tetor, 2026
Sporti

Kane shkruan historinë në Champions me një rekord të pazakontë

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

U zhduk kur ishte 16 vjeçe, familja pas 25 vitesh kërkon Rajmonda Kotorrin, motra: Ta dimë a është gjallë a ka vdekur

22 Tetor, 2026

Duke kërcyer me Trump! Netanyahu publikon videon virale (VIDEO)

22 Tetor, 2026

CSD çon Tebas në Gjykatën Administrative të Sportit pas deklaratave për Real Madridin

22 Tetor, 2026

Protestuesit para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog

22 Tetor, 2026

Ergys Agasi i kërkon GJKKO-së rikthimin e sendeve të sekuestruara, do edhe kamerën me të cilën dyshohet se filmoi fshehurazi zyrtarët e shtetit

22 Tetor, 2026

U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm

22 Tetor, 2026

“Ka dëshmi në prokurori”, Taulant Balla ngre akuza: Protestuesit 17-vjeçarë janë paguar nga deputetë të PD-së për dhunë

22 Tetor, 2026

Haaland gati për Aston Villën, Maresca jep lajmin e mirë

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.